Blloku Billboard

Kjo është Luftë që fitohet Vetë

Postuar në 09 Prill, 2019 19:30

 

Amerika nuk e mbështet PD-në. Amerika po thotë hyni në zgjedhje

Luli, kronikë e një dështimi të paralajmëruar!

Postuar në 08 Prill, 2019 18:12

Lulzim Basha po përpiqet me kokëfortësi të shmangë dështimin e paracaktuar si njeri politik pa menduar kostot e kapriçove të tij. Një PD e shkërrmoqur elektoralisht dhe e kthyer në patericë të qeverisë Rama 2.

Ndonëse i ka mbushur mendjen vetes se zotëron karizmën e nevojshme për t'ju imponuar të ardhmes së shqiptarëve, kreu i PD-së kërkon garanci shtesë në këtë drejtim. Oferta megjithatë nuk ka ndryshuar, ajo mbetet Republika e Re.

Kafeneja strategjike e Tiranës

Postuar në 06 Prill, 2019 02:27

 

Mazllëmi ynë!

Postuar në 05 Prill, 2019 09:55

Si mund të lexohet heshtja e qeverisë ndaj një lajmi që qarkulloi në të gjitha mediat e vendit fqinj lidhur me një telefonate të Edi Ramës me kryeministrin grek, Aleksis Tsipras? Qeveria greke doli me një deklaratë, ndërsa mediat në Athinë zbardhën këtë paragraf nga biseda.

Në emër të (cilit) popullit

Postuar në 01 Prill, 2019 15:50

 

Thotë në një dalje televizive kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla:

PS-ja ka kontratë me popullin shqiptar. PD-ja dhe LSI-ja nuk mund të gënjejnë dot popullin. Ne do të hyjmë në zgjedhje.  Sa i takon akuzave të opozitës, mund të them se kjo opozitë nuk ka lënë njeri pa bërë me baltë.  Kjo opozitë ka baltosur deri hoxhallarë dhe priftërinj, jo më politikanë

Shqipëria, anëtare e korruptuar moralisht e NATO-s

Postuar në 29 Mars, 2019 13:40

 

Sot në Tiranë është organizuar një ceremoni me rastin e 10-vjetorit  të anëtarësimit të vendit në NATO. Organizata në fjalë është me natyrë ushtarake dhe është krijesë e Europës Perëndimore, çka nënkupton se cilidoqoftë zotimi i shqiptarëve në të, zemra e saj qëndron tjetërkund. Një dekadë është kohë e mjaftueshme për të bërë një bilanc.

Zgjedhjet lokale nuk janë referendum për Teatrin Kombëtar

Postuar në 29 Mars, 2019 03:01

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj po bind tashmë shumëkënd se ka një problem shumë serioz me të vërtetën dhe me respektin ndaj qytetarëve. Ose atyre që e dëgjojnë. Kjo nuk është një kritikë në vetvete për zotërinë, pasi zoti Veliaj shfaqet psikologjikisht si njeri që e përjeton botën si polare: ose je me progresin siç e kupton ai, ose je një pakicë e zhurmshme, një shpellar etj..

KOASh zbardh qëndrimin: Për Kishën Ukrainase të mbahet një Sinod Panorthodhoks

Postuar në 11 Mars, 2019 21:59

Mediat greke po i bëjnë jehonë përplasjes së Kryepeshkopit të Kishës Orthodhoske Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos me Patriarkun Ekumenik të Stambollit, Bartolomeu. https://www.liberal.gr/arthro/243512/diethni-themata/2019/ekklisia-albanias-pros-patriarcheio-na-sugklithei-panorthodoxi-sunodos-gia-tin-apofugi-schismatos.html

Fjalët duhen shoqëruar me vepra

Postuar në 10 Mars, 2019 14:47

Opozita është e bindur tashmë se Edi Ramën nuk e rrëzon dot nga rruga dhe me protesta. Në fakt pakkush e ushqente realisht një shpresë të tillë, edhe pse zërat se kryeministri ka ofruar zgjedhje të parakohshme dhe lokale në muajin shtator nuk kanë munguar. Zoti Rama është vënë përballë protestës së opozitës dhe bojkotit parlamentar të saj me ofertën e vetme që i shkon për shtat e që është ajo e majit 2017.

Roger Waters, Saimir Pirgu dhe gomat e djegura të Lushnjes

Postuar në 03 Mars, 2019 13:18

 

Këto javë të nxehta për Venezuelën ka dalë në pah polarizimi ndërkombëtar për qëndrimin që duhet mbajtur ndaj qeverisë së Maduros. Diktator, i korruptuar, akuzat janë të njohura. Por çështja është te politika e intervecionizmit që aplikon ShBA sa herë i intereson. Ka dyshime madje se kjo që ndodhi ishte sponsorizuar nga jashtë. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Billboard