Blloku Billboard

Opozitë manekine

Postuar në 21 Tetor, 2019 22:48

Opozita e Lulzim Bashës mund të hyjë në analet e shkencave politike si modeli më i padobishëm i ereksionit demokratik që shfaq një shoqëri në periudha të tranzicionit ose dekadencës, pa lënë mënjanë edhe sterilitetin e farës që mbolli në drejtimin e partisë babai politik i PD-së, Sali Berisha.

Jo-ja franceze nuk prodhon krizë...as në Shqipëri dhe as në Europë

Postuar në 16 Tetor, 2019 22:27

Franca e Emmanuel Macron i tha Jo Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Me apo pa arsye të brendshme të saj, për çështje gjeopolitike apo jo, duhet të pranojmë se vendit tonë i është përplasur dera në fytyrë. Macron është treguar deri në fund francez: përtej vizioneve të veta kontinentale të cilat nuk po duket se japin gjëkundi fryte, ka kujtuar edhe se Shqipëria shpërdoroi besimin e Bashkimit Europian kur liberalizimin e vizave e shndërroi në mundësi për azilkërkim.

Të deleguarit e një pakti antikombëtar

Postuar në 27 Shtator, 2019 19:38

Mesazhi që erdhi nga Gjermania dhe leximi  që iu bë në Tiranë është shumë herë më i rëndë se 9 kushtet që Bundestagu i vuri Shqipërisë për të ëndërruar një ditë Europën.

Shqipëria është në gjumë edhe pas skanerit dramatik që gjermanët i bënë situatës aktuale, kllapia dhe depresioni kolektiv nuk lënë vend për optimiziëm.

Zgjedhjet e 30 qershorit, Ilegjitime dhe të paligjshme. Çdo marrëveshje duhet të nisë që këtej

Postuar në 18 Shtator, 2019 22:43

 

Kush sjell ndërmend qëndrimet e qeverisë shqiptare dhe mediave të saj pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet lokalae të 30 qershorit do të mund të kujtojë se ato përqendroheshin në një pikë: Zgjedhjet ishin legjitime

Reforma në drejtësi si i vetmi mall shkëmbimi me Europën

Postuar në 17 Shtator, 2019 19:12

Hapja e negociatave mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë është shndërruar në një proces politik jashtë rregullit dhe që konsideron detyrimisht aspektet gjeopolitike përpara kritereve. Mirë apo keq, Shqipëria i ka ngecur në derë Bruskelit që nuk ka shumë besim te politika e meritës së gjithësecilit që do të linte në klasë vendin tonë dhe do të kalonte Maqedoninë e Veriut.

Kemi nevojë për President, jo për dikë që sillet si kaposhi i farës

Postuar në 12 Shtator, 2019 00:16

Dje qytetarët e Shqipërisë prisnin që në konferencë për shtyp të dilte Presidenti i Republikës për të sqaruar zhvillimet e fundit politike. 

Ajo që ndodhi ishte krejt tjetër. Në konferencë për shtyp doli Ilir Meta, i cili nga zyra e Presidentit, në cilësitë kushtetuese të Presidentit afirmoi synimet personale politike si çështje me interes shtetëror, duke rikonfirmuar sjelljet e veta publike. 

Basti i SHBA me një demokraci të dështuar si Shqipëria

Postuar në 04 Shtator, 2019 22:23

 

Kush lexon raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet lokale të vitit 2019 në Shqipëri kupton fare qartë se vendi ynë mund të kategorizohet pa kurrfarë dyshimi si një Demokraci e dështuar.

Avokati naive për Pjetrin apo mesazhe të koduara për çunat problematikë!?

Postuar në 16 Gusht, 2019 19:44

“Valdrin Pjetri nuk është kriminel”- tha sot Edi Rama në një tjetër seri postimesh për çështjen e kryebashkiakut në tentativë të Shkodrës. Nuk kuptohet mirë se kë do të sqarojë Edi Rama, pasi kandidati socialist nuk është se po linçohet as nga media dhe as nga opinioni për të shkuarën e tij rrethanore, aq më tepër në një moshë të re. Në fakt askush nga ne nuk mbart interes për eksperiencën jetësore në emigrim të Valdrinit, apo të çdokujt tjetri. Historia e dekriminalizimit ishte një marrëzi e Lulzim Bashës, e tëra antikushtetuese, por që Rama e pranoi ama. Pse-ja, akoma s'dihet.

Partizanët e shekullit të 21-të

Postuar në 13 Gusht, 2019 16:42

 

Edhe Vladrin Pjetri rezultoi me probleme me drejtësinë. Dhe të imagjinosh që në krahasim me fytyrë vrerosurit e parë të dekriminalizimit ishte ku e ku më karizmatik. Kishte mësuar të qeshte në publik, kriter elementar ky në politikë. 

Prej gjashtë vjetësh tashmë shqiptarët u mësuan të qeverisen nga njerëz që kanë dosje penale të pasur, brenda të cilave gjallojnë fletë me akuza dhe dënime gjithfarëshe: vrasje, vjedhje, përdhunim, trafik droge. Sidomos trafik droge.

Në këtë rast Europën e përfaqësojnë protestuesit, jo z. Soreca

Postuar në 29 Korrik, 2019 21:35

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca është detyruar të reagojë sot në mbrëmje ne profilin e vet në tuiter për takimin e tij të sotshëm me përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Soreca sqaron se deklarimet e tij janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe se ai ka theksuar se çdo diskutim duhet të ndjekë rrugën e ligjit. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Billboard