Avokati naive për Pjetrin apo mesazhe të koduara për çunat problematikë!?
“Valdrin Pjetri nuk është kriminel”- tha sot Edi Rama në një tjetër seri postimesh për çështjen e kryebashkiakut në tentativë të Shkodrës. Nuk kuptohet mirë se kë do të sqarojë Edi Rama, pasi kandidati socialist nuk është se po linçohet as nga media dhe as nga opinioni për të shkuarën e tij rrethanore, aq më tepër në një moshë të re. Në fakt askush nga ne nuk mbart interes për eksperiencën jetësore në emigrim të Valdrinit, apo të çdokujt tjetri. Historia e dekriminalizimit ishte një marrëzi e Lulzim Bashës, e tëra antikushtetuese, por që Rama e pranoi ama. Pse-ja, akoma s'dihet. Dhe dje Rama pranoi ndarjen e rrugëve. Sot ama i rikthehet në mbrojtje...
Reagimi i Rames ngjan dhe si një përpjekje për të relativizuar diskutimin mbi perceptimet e gabuara që sipas kryeministrit krijohen nga akuzat politike. Kujt i shërben kjo garanci që kryeministri e përcjell si përshtypje personale mbi zotërinë në fjalë? Procesit të zgjedhjeve jo e jo. Triumfalizmi i 30 qershorit se fitoi demokracia, shteti ligjor dhe e drejta popullore u njollos (përtej votimit monopartiak) edhe më keq pas fakteve që dolën mbi të preferuarin e zotit Rama në Shkodër. Nuk duhet harruar këtu që fitorja e Shkodrës u projektua nën hijen e Tom Doshit, deputetit që figuron në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, ndonëse si në shumicën e bashkive edhe në Shkodër PS nuk kishte rivalë dhe mund të vepronte pa protektorë të kësaj natyre.
Përgjegjësia e Valdrin Pjetrit është ligjore dhe këtë zoti Rama e di mirë. Nëse nuk do ishte e tillë as nuk do kishte marrë mundimin të bënte sofizma mbi përgjegjësitë individuale dhe rrugët e ndara të njërit apo të tjetrit por do shpërfillte apo neveriste siç thotë ai baltën e PD-së.
Atëherë kë kërkon të bindë zoti Rama se Valdrin Pjetri nuk është kriminel?
Të njëjtën avokati zoti Rama bëri edhe në rastin e Elvis Rroshit apo Arben Ndokës nga të cilët u distancua publikisht me marrëveshje që çuan në dorëheqjet e tyre, por jo në shkëputjen e tyre nga Partia Socialiste. Te mos harrojme se zoti Rama ka ngritur suksesin e tij politik në të ashtuquajturat bastione të PD dhe falë ketyre personazheve. Këta kandidatë nuk dolën nga ndonjë konsultim publik me bazën, por janë emra të rekomanduar nga rrethi pranë Kryeministrit. Ndoshta zoti Rama ka nevojë të qetësojë ata që mund të ekspozohen njësoj si Valdrin Pjetri, të njohur ndryshe si çunat problematikë të PS-së, të cilët nga rruga duan të veshin kostumin e politikës.
Comments
Dekriminalizimi nje marrezi e
Dekriminalizimi nje marrezi e Lulzim bashes dhe i teri antikushtetues thote gjytyrymi artikullshkrues. O mavri qe te priska shpata majtas e djathtas, nje ligj te tille e ka fqinji yne pertej Adriatikut; edhe ata antikushtetues e kane? Nga cili fshat apo qyeteze ke ardhur more aman?
Add new comment