Blloku Alternative
Dënimi i parë për komente ndaj grave në Francë
Dënimi i parë për ngacmimin seksual në rrugë është realitet në Francë. Një burrë që "preku" një grua në një autobus afër Parisit, duke bërë komente për trupin e saj u dënua me tre muaj burg dhe gjobë.
Burri, i cili ishte nën ndikimin e alkoolit kur hipi në autobus, e preku 21-vjeçaren në anën e pasme të trupit dhe i foli me fjalor fyes për gjoksin e saj. Gjykata e quajti një sulm të qartë seksual duke e dënuar me 3 muaj burg dhe 300 euro gjobë.
“Buburreci” legjendar i Volkswagen del nga qarkullimi
Volkswagen njoftoi se në vitin 2019 do të ndalojë prodhimin e Beetle-it legjendar, ose “buburrecit” të famshëm. Një makinë u shfaq në vitet 1930, por që me pas dhe bëri një udhëtim dhjetravjeçar. Nga identifikimi i tij me Hitlerin në simbolin e rilindjes së Gjermanisë industriale, "buburreci" u bë i dashur për miliona njerëz. Në një përpjekje për të ndërtuar një makinë të përballueshme për punëtorët gjermanë, Adolf Hitler urdhëroi në vitin 1938 inxhinierin Ferdinand Porsche për të projektuar një makinë të thjeshtë dhe ekonomike për popullin.
Festa e Kishës Katolike në Nju Jork skandalizon Vatikanin
Fotografitë e dërguara në bisedat ëhatsApp të shumë priftërinjve dhe këngëtarëve për ngjarjen e organizuar majin e kaluar në Muzeun Metropolitan në Nju Jork, bënë që Papa Françesku të autorizojë fillimin e hetimit kundër mjeshtrit të korit të Kishës, Massimo Palombella dhe drejtorit administrativ Michelangelo Nardella, i cili u pezullua më pas nga shërbimi. Ankesat u dërguan nga shumë prindër në sekretariatin e shtetit të Vatikanit.
Shantazh me video producentit të Hollivudit
Një material video ku pretendohet se manjati i Hollivudit, Harvei Uenstein ngacmon seksualisht një grua që më pas e akuzoi për përdhunim ka risjëllë në qendër të vëmendjes debatin mbi ngacmimet seksuale të aktoreve femra nga producentë dhe regjisorë të njohur.
Melisa Tompson, e cila e kishte denoncuar publikisht Ueinstein për sjellje jo të mirë gjatë një takimi profesional në vitin 2011 në Nju Jork i dha televizionit Sky Neës një video që tregon incidentin.
Gjigantët e teknologjisë së Internetit kërcënojnë demokracinë
67% e qytetarëve në tetë vende evropiane konsiderojnë se gjigandët e Internetit (Google, Facebook, Amazon, etj) kanë më shumë fuqi se Bashkimin Evropian dhe se ato janë një "rrezik" ndaj demokracisë. Hulumtimi është kryer në Gjermani, Francë, Spanjë, Itali, Poloni, Rumani, Republika Çeke, Greqi në funksion projektligjit për të drejtën e autorit që do të diskutohet në Parlamentin Evropian në 12 shtator.
Kina inaguron trenin me shpejtësi 350 km/h
Kina rriti shpejtësinë maksimale të trenave në hekurudhën me shpejtësi të lartë Pekin-Tianjin deri në 350 km në orë, duke zvogëluar kohën e udhëtimit.
Modeli më i ri i trenave i zhvilluar në Kinë do të shkurtojë kohën e udhëtimit midis stacionit hekurudhor të Pekinit Jugor dhe stacionit hekurudhor të Tianjin nga 35 minuta në 30 minuta, pa ndikuar te çmimi i biletës.
Si u zgjodh Putin president
Dalin në dritë bisedat telefonike mes Boris Jelcin dhe Bill Clinton gjatë kohës që ishin në pushtet. Përmbajtja e këtye bisedave lidhet jo vetëm me disa nga çështjet më të mprehta politike, por edhe me komunikim për çështje private.
Siri, Tuneli i Vdekjes kthehet në Tunelin e Skulpturave
Një ushtar sirian ka propozuar një ide që është adoptuar nga Damasku zyrtar si pjesë e propagandës së vet. Muhannad Mualla mendoi të krijonte skulptura në muret e një tuneli të përdorur nga rebelët në Ghoutan Lindore, afër Damaskut. Ai krijoi skulpturën e parë në tunel që gjatë luftimeve dhe më pas disa artistë iu bashkaun ushtarit në fjalë për ta kthyer tunelin në një mjedis punimsh artistike që glorifikojnë ushtrinë siriane dhe japing mesazhin se Siria do të ringrihet.
Dasma e "pazakonshme" e ministres së Jashtme të Austrisë(foto)
Ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl është martuar. Në moshën 53 vjeçare ajo ka vendosur të lidhë kurorë me multimilionerin Wolfgang Meilinger. Dasma e pazakonshme është përcjellë edhe nga mediat, për shkak të pjesëmarrjes së politikanëve. Kancelari Sebastian Kurz dhe presidenti rus Vladimir Putin ishin dy nga të ftuarit e rëndësishëm, duke konfirmuar kështu përpjekjen e Rusisë për të rihyrë në Europë nga dera e saj historikisht e preferuar: Austria. Putin madje ka bërë edhe xhentëllmenin duke kërcyer me nusen që është shfaqur e lumtur edhe në krahët e bashkëshortit.
Pelegrinazhi i Mekës, Arabia Saudite hedh në qarkullim aplikacionin Smart Hajj
Këtë të djelë nis në Arabinë Saudite haxhi, pelegrinazhi i besimtarëve myslimanë të cilët vizitojnë Mekën, qytetin e shenjtë. Mediat raportojnë se deri më tani në Arabinë Saudite kanë mbërritur 1.6 milionë besimtarë të ciëlt kryejnë pelegrinazhin mes të djelës dhe të premtes së javës që vjen.