Gjigantët e teknologjisë së Internetit kërcënojnë demokracinë
67% e qytetarëve në tetë vende evropiane konsiderojnë se gjigandët e Internetit (Google, Facebook, Amazon, etj) kanë më shumë fuqi se Bashkimin Evropian dhe se ato janë një "rrezik" ndaj demokracisë. Hulumtimi është kryer në Gjermani, Francë, Spanjë, Itali, Poloni, Rumani, Republika Çeke, Greqi në funksion projektligjit për të drejtën e autorit që do të diskutohet në Parlamentin Evropian në 12 shtator.
Sondazhi gjithashtu tregon se qytetarët evropianë janë fuqimisht në favor të njohjes së të drejtave të autorit. 66% e të anketuarve besojnë se platformat e internetit nuk i ndajnë në mënyrë të barabartë të ardhurat me krijuesit, përmbajtja e të cilëve shfaqet në faqet e tyre.
"Këto rezultate janë tepër mbresëlënëse. Ky është një apel ndaj deputetëve në kuadrin e votimit mbi Direktivën Evropiane të Pronësisë Intelektuale më 12 shtator. Balanca e pushtetit ka ndryshuar në favor të autorëve dhe qytetarëve"-tha Véronique Desbrosses, Drejtore e Përgjithshme e Shoqatës Europiane të Autorëve dhe Kompozitorëve (GESAC). "Deputetët evropianë kanë të ardhmen e Bashkimit Evropian në duart e tyre. Njerëzit kanë folur, tani politikëbërësit duhet të veprojnë në praktikë"-shtoi ajo.
Ky është studimi i parë i kryer ndonjëherë për të eksploruar ndikimin e gjigantëve të teknologjisë globale në funksionimin e demokracisë në Evropë. "Këto shifra të nxjerrë në pah në mënyrë të qartë se qytetarët presin veprim"- tha Jean-Daniel Levy, kreu i departamentit të anketës Harris Interactive.
Add new comment