Blloku Alternative
"Iftari ynë do të jetë në Jeruzalem"
Një spot publicitar i operatorit kuvajtian të telekomunikacionit, Zain, sjell në vëmendje një krizë të thellë diplomatike siç është ajo për çështjen e Jeruzalemit, që së fundmi është shpallur kryeqytet i Izraelit nga disa shtete me në krye SHBA. Video paraqet një djalosh mysliman që i afrohet personazheve që imitojnë Donald Trump, Vladimir Putin, Angela Merkel, Justin Trudeau, Antonio Guterres dhe Kim Jong-un, i cili uron për muajin e Ramazanit dhe flet për Jeruzalemin si kryeqytet të Palestinës.
Çifti Obama, kontratë me Netflix për serialë televizivë
Ish-presidenti amerikan Barak Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle, kanë arritur një marrëveshje me platformën Netflix për të prodhuar filma, seriale dhe dokumentarë.
Netflix nuk dha detaje të mëtejshme mbi planet e ardhshme të ish-çiftit presidencial. Kompania tha se Barak dhe Mishel Obama mund të vazhdojnë të prodhojnë seriale, reality show, dokumentare apo edhe filma. Për këtë qëllim, Obama themeloi kompaninë Higher Ground Productions.
Analiza e kafkës dhe e dhëmbëve që mbahen në Moskë: Hitleri vdiq në prill 1945
Adolf Hitleri ka vdekur në vitin 1945 si pasojë e helmimit me cianur dhe qitjes me një plumb. Një shkencëtar franez, Philippe Charlier i ka deklaruar së fundmi AFP-së se atij iu dha mundësia e rrrallë që të analizonte fragmente të dhëmbëve të Hitlerit që mbahen në Moskë.
Dhëmbët janë autentikë, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Studimi ynë provon se Hitleri vdiq në vitin 1945
shprehet ai.
"Bomba" e Platinisë: Mashtruam me Botërorin e ‘98
Në vitin 2015 u hoq nga presidentin e UEFA-s dhe iu ndalua çdo përfshirje në futboll, për shkak të skandaleve financiare. Tre vjet më vonë, Mishel platini lëshon një tjetër bombë ... , duke folur për ndeshje të manipuluara në Kupën e Botës të vitit 1998 në Francë.
Trofeun e atij viti e fitoi vendi organizator, Franca duke mundur 3-0 Brazilin në finale. Por për të arritur këtë qëllim Platini pranon se ishte ndërhyrë që dy kombëtaret të mos përplaseshin në raundet e mëparshme, por vetëm në finale.
Zbulohet qyteti i humbur i Mesopotamisë (Foto)
Një koleksion pllakatash ballte 3,200 vjeçare të fsheuhura në qypa balte ndihmuan arkeologët për të zbuluar vendndodhjen e një qyteti të humbur të Mesopotamisë së lashtë, i cili ndodhet në rajonin e Kurdistanit të Irakut. Zbulimi u bë ekipi i Universitetit të Tübingen në Gjermani, të cilët kishin identifikuar pllakat e gjetura në 2017, në rajonin e Bassetki.
Rave party kundër qeverisë (Video)
Dy prej klubeve më të mëdha në Tbilisi, Bassiani dhe Cafe Gallery, ishin në shënjestër të policisë gjeorgjiane me pretekstin e trafikut të drogës, akuza që janë hedhur poshtë nga dy qendrat e argëtimit. Mijëra protestues u mblodhën jashtë parlamentit të Gjeorgjisë, në shenjë proteste, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Giorgi Kvirikashvili dhe ministrit të Brendshëm.
5 vjet burg për peshkun e vogël të LSI-së
Ish-drejtori i Përgjithshëm të Burgjeve Artur Zoto, u shpall fajtor për akuzën e “korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë” në fund të një procesi gjyqësor që zgjati një vit.
Gjykata e dënoi me 5 vite burg.
Zoto u arrestua në shkurt të vitit 2017, pas dëshmisë së dhënë nga zëvendësi i tij, Iljaz Labi që pranonte veprimet korruptive me tenderat e ushqimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe implikonte ish-shefin e tij.
Normë ligjore në Greqi kujdestaria e fëmijëve nga homoseksualët
Sinodi i Shenjtë i Kishës Greke kundërshtoi ashpër projektligjin e miratuar në parlamentin grek për të lejuar kujdestarinë e fëmijeve nga çifte të të njëjtit seks. Në komunikatën e bërë publike Sinodi ironizon vendimin e parlamentit duke thënë se sërish “mbizotëroi korrektësia politike” kundër rendit natyror dhe të drejtave të fëmijëve"
Hartat interesante të sektit mugletonian - Toka në qendër të universit
Në vitin 1651 në Londër, John Reeve dhe kushëriri i tij, Loodowicke Muggleton themeluan atë që do të njihej si sekti i Mugletonianëve që vazhdoi çuditërisht deri në vitin 1979. Sekti ishte kundër shkencës dhe i përmbahej në mënyrë rigoroze Shkrimeve të Shenjta duke prodhuar një vizion të vetin për kozmosin.
Ekranizohet operacioni i Mossadit që shpëtoi mijëra hebrej etiopianë
Mossadi izraelit ka një mënyrë aktive për ta promovuar aktivitetin dhe mitin rreth vetes. Njësoj si partnerët e vet në SHBA, shërbimi i jashtëm izraelit preferon të deklasifikojë materiale të ndryshme që mandej gjejnë rrugën në media.