Blloku Alternative
Harvardi mbetet Universiteti më i mirë në botë
Për të 16-in vit rradhazi Universiteti i Harvardit mban vendin e parë në botë i ndjekur nga Universiteti i Stanford. Treshen e parë e plotëson Universiteti i Kembrixhit, i ndjekur nga Massachusetts Institute of Technology (MIT). Vlerësimi është bërë nga Akademia Botërore e Vlerësimit të Universiteteve (ARWU) që njihet ndryshe edhe si “Renditja e Shangait”.
Në vendin e pestë është Universiteti i Berkeley në Kaliforni dhe pas tij vijnë Universiteti Princeton, ai i Oksfordit, Columbia, Instituti i Teknologjisë në Kaliforni dhe Universiteti i Çikagos.
Putin më popullor se Trump në Shqipëri
Presidenti rus Vladimir Putin simpatizohet më shumë nga shqiptarët se homologu i tij amerikan, Donald Tramp. Diferenca është me 1% në favor të Putinit. Në këtë përfundim arrin një anketim i agjencisë së njohur të sondazheve Gallup International për popullaritetin që liderët botërorë kanë në shtete të ndryshme të botës.
Megjithatë duke qenë edhe kombi më pro-amerikan në botë, Tramp gëzon më shumë mbështetje mes shqiptarëve sesa në të gjithë vendet e tjera të rajonit. Ndërsa Vladimir Putin në Ballkan mbështetet më së shumti nga serbët dhe grekët.
Simbolet naziste lejohen në videolojra
Simbolet naziste tani mund të shfaqen në video-lojëra në Gjermani, duke ngritur një sërë pikëpyetjesh nëse duhet të lejohen ose jo. Megjithatë, ata që janë në favor të përdorimit të tyre flasin për një regjim censure që ishte në fuqi deri sot.
Motoçikleta e re e Vladimir Putin
Në Rusi ndjekin fjalë për fjalë sugjerimet e presidentit Vladimir Putin, i cili është një nga mbështetësit fanatik të teknologjisë vendase. Pas limuzinës prestigjioze Cortege e cila tashmë do të jetë prototipi për një sërë automjetesh të reja qeveritare, po prodhohet motoçikleta me të njëjtin emër. Këto lloj motoçikletash do të shoqërojnë limuzinën dhe presidentin rus në të ardhmen.
Nëna e Bin Laden thyen heshtjen
Është gruaja që lindi një prej terroristëve më famëkeq në historinë botërore. Nëna e Osama bin Laden, ish-kreut të Al-Kaidës prej më shumë se dy dekadash, ka thyer heshtjen dhe ka folur herë të parë publikisht.
Shtatë vjet pas vrasjes së djalit të saj në Pakistan nga amerikanët, Alia Ghanem është intervistuar nga një gazetar i të përditshme britanike "Guardian" në shtëpinë e saj në Jeddah të Arabisë Saudite. Sipas saj, Osama ishte një "djalë i turpshëm dhe i mirë", por pësoi një “shpërlarje truri” gjatë studimeve të tij.
Një krahasim i Turqisë me Gjermaninë naziste
Për Asli Erdogan, shkrimtare turke, e cili rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm në Turqi, situata në vendin e saj është shumë serioze.
"Mënyra se si gjërat shkojnë në Turqi më kujton Gjermaninë naziste", tha shkrimtarja 51-vjeçare nga Frankfurti ku ajo jeton.
"Unë mendoj se është një regjim fashist. Nuk është ende Gjermania e viteve 1940, por ajo e viteve 1930"- shpjegon ajo duke iu referuar periudhës kur nazistët imponuan fuqinë e tyre duke shtypur çdo zë kundër.
Kundër dënimit me vdekje
Papa Françesku nënvizoi në një fjalim në Kishën Katolike Romane se dënimi me vdekje është i papranueshëm dhe se Kisha do të punojë për ta shfuqizuar atë në të gjithë botën.
Sipas CNNi, ndryshimi që iu shtua Katekizmit të Kishës Katolike, është një pozicion zyrtar që Papa kishte promovuar që kur erdhi në krye të Vatikanit.
"Kisha Katolike Romane na mëson se dënimi me vdekje është i papranueshëm, sepse është një sulm ndaj respektit dhe dinjitetit të ekzistencës njerëzore dhe individit"-tha kreu i Vatikanit.
SHBA, Bllokohet printimi 3D i armeve plastike
Një gjykatë amerikane vendosi një masë të përkohshme e cila pengon qeverinë federale të lejojë shpërndarjen përmes internetit të modeleve të armëve plastike të cilat mund të prodhohen nga printera tre-dimensionale.
Washingtoni dhe tetë shtete të tjera bënë padi kundër qeverisë federale, e cila kishte arritur një marrëveshje me një aktivist për të drejtët e armëve për ta lejuar të shpëndante lirisht skicat e tij.
Regjia e natyrës, pamje rrënqethëse të tragjedisë në Mati (Video)
Një tjetër video rrënqethëse nga zjarri që përfshiu periferinë e Athinës tregon përmasat e vërteta të tragjedisë që shkaktoi dhjetra viktima e qindra të lënduar.
Pamjet tregojnë banorët që arritën t’u shpëtojnë flakëve dhe momentet e para të mbërritjes së tyre në breg të detit, ku qëndruan për t’u shpëtuar flakëve.
Fëmijë, pleq dhe njerëz që kanë humbur gjitçka janë në pritje të varkave të shpëtimit. Gjithçka i ngjan një skene apokaliptike, ku dëgjohen të qara dhe tym e erë që mbulon gjithë zonën.
Mori donacione nga zhvilluesit e pronës, arrestohet kryebashkiaku në Australi
Një tjetër kryebashkiak i Queensland në Australi u arrestua si pjesë e një hetimi për donacionet politike nga zhvilluesit e pronës. Kryebashkiaku i Logan, Luke Smith akuzohet se gënjeu Komisionin e Krimit dhe Korrupsionit (KKK) në një seancë lidhur me hetimin e donacioneve.
Smith është akuzuar për korrupsion zyrtar dhe dëshmi të rreme. KKK thotë se 48-vjeçari gënjeu për Operacionin Belcarra, i cili po hetonte nëse Smith kishte ndikuar në vendimet e zhvillimit të pronave nga të cilat përfitonin donatorët e fushatës.