Simbolet naziste lejohen në videolojra
Simbolet naziste tani mund të shfaqen në video-lojëra në Gjermani, duke ngritur një sërë pikëpyetjesh nëse duhet të lejohen ose jo. Megjithatë, ata që janë në favor të përdorimit të tyre flasin për një regjim censure që ishte në fuqi deri sot.
Në lojëra si Wolfenstein, gjermanët ndryshuan emrin e Hitlerit, hoqën mustaqet dhe zëvendësuan svastikën me forma të tjera. Me aranzhimet e reja, simbolet naziste tani mund të përdoren artistikisht. Ndalimi i simboleve naziste në lodra filloi në vitet 1990. Polemikat e fundit kanë shpërthyer pas daljes në treg të «Wolfenstein II: New kolos», lojë e cila zhvillohet në një kontekst të ndryshëm historik në të cilin Gjermania naziste fitoi Luftën e Dytë Botërore dhe Hitleri është ende gjallë.
Në versionin gjerman ata zëvendësuan svastikën me logon e lojës apo simbole të tjera jo-fyese. Në shumicën e vendeve, kur Hitleri shfaqet në një skenë, ai mirëpritet si Fyrer-, por në Gjermani referohet si "Kancelari".
Këto ndryshime ishin të nevojshme për ta bërë lojën të përshtatshme për tregun gjerman. Wolfenstein, sigurisht, nuk ishte loja e vetme që u përball me probleme për shkak të censurës. Ngjashëm ishte edhe fati i "South Park: The Stick of Truth" që përmban karaktere zombie naziste. Në këtë rast, ata zgjodhën të mbulonin simbolet me kuti të zeza të dizajnuara keq, duke mbetur besnikë ndaj rregullave në fuqi, por në të njëjtën kohë duke i tallur ata.
Add new comment