Putin më popullor se Trump në Shqipëri
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2018/08/trump_2018_08_13_16.jpg?itok=jaYtr6ED)
Presidenti rus Vladimir Putin simpatizohet më shumë nga shqiptarët se homologu i tij amerikan, Donald Tramp. Diferenca është me 1% në favor të Putinit. Në këtë përfundim arrin një anketim i agjencisë së njohur të sondazheve Gallup International për popullaritetin që liderët botërorë kanë në shtete të ndryshme të botës.
Megjithatë duke qenë edhe kombi më pro-amerikan në botë, Tramp gëzon më shumë mbështetje mes shqiptarëve sesa në të gjithë vendet e tjera të rajonit. Ndërsa Vladimir Putin në Ballkan mbështetet më së shumti nga serbët dhe grekët.
Ndërsa Angela Merkel është liderja e botërore që simpatizohet më shumë nga shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë.
82% e të pyeturve në Shqipëri dhe 77% e të pyeturve në Kosovë kanë mendim pozitiv për kancelaren gjermane. Për numrin e simpatizantëve të Merkelit, Shqipërinë e kalon vetëm Vjetnami me 1% më shumë.
Add new comment