Shantazh me video producentit të Hollivudit
Një material video ku pretendohet se manjati i Hollivudit, Harvei Uenstein ngacmon seksualisht një grua që më pas e akuzoi për përdhunim ka risjëllë në qendër të vëmendjes debatin mbi ngacmimet seksuale të aktoreve femra nga producentë dhe regjisorë të njohur.
Melisa Tompson, e cila e kishte denoncuar publikisht Ueinstein për sjellje jo të mirë gjatë një takimi profesional në vitin 2011 në Nju Jork i dha televizionit Sky Neës një video që tregon incidentin.
Ajo i tha rrjetit televiziv se kishte vizituar Ueinstein në zyrën e tij në Nju Jork për t’i treguar një platformë teknologjike që mund të përdorej për të promovuar filmat, por disa orë më vonë 66-vjeçari dyshohet se e përdhunoi në dhomën e hotelit ku rrinte. Avokati i Uenstein, Benjamin Brafman i kontaktuar nga revista People mohoi që klienti i tij të kishte kryer ngacmimi seksual.
"Shumë gazetarë të respektuar dhe persona të besueshëm e kanë parë të gjithë videon që pretendon zonja Tomson. Ajo që na thanë është se nëse video shihet e plotë dhe jo e fragmentuar nuk ka asgjë që të jetë impononuar, por ndoshta një flirtim spontan”-deklaroi avokati i Uenstein. Ai akuzoi Melisa Tompson se kishte ngritur padi kundër klinentit të tij për të përfituar dëmshpërblim.
Tompson nga ana e saj mohoi të kishte inkurajuar producentin për ta tërhequr seksuialisht. "Unë mendoj se ajo që ndodhi ishte një kombinim i besimit dhe naivitetit që çoi mua në atë pozicion”-deklaroi ajo.
https://news.sky.com/story/world-exclusive-video-shows-harvey-weinstein-...
Add new comment