Inflacioni me termin "Linçim"

Postuar në 22 Prill, 2025 00:21

Në datën 21 prill SPAK njoftoi zyrtarisht arrestimin e Roven Zekës, shef i Policisë Rrugore në Tiranë të cilin veprimet hetimore e lidhin me një rast korrupsioni provokuar pas një aksidenti rrugor. 

Po dje në mbrëmje, policit në fjalë, që në raportimet e para u tha se tentoi të ikte me vrap në momentin e arrestimit, i ka dalë avokati mbrojtës: Mero Baze i gazetês "Tema".

Të bëjmë një korrigjim: Baze i bën avokatinë të vërtetës, jo Zekës, pasi edhe pse njoftimi është zyrtar, ai merret me arsyetimin se portalet kanë linçuar Zekën pa asnjë mbështetje në prova. Baze me një apel gati sublim lutet që linçimin mos ta ketë organizuar SPAK.

Shtojmë ne këtu: Siç bëri me Erion Veliajn. 

Arsyetimi për Zekën dhe mbrojtja e tij përmes skrupulozitetit gazetaresk do ishte po aq disproporcional në raport me interesin publik, sa argumenti që mund të hidhej se Baze e mbron Zekën si patriot e me gjasë mik. Zeka është nga Dragoti, fshat afër Peshtanit. Po a qëndron kjo?

Jemi të bindur që jo. Sepse ne kemi bindjen se një gazetar nga Tepelena është një gazetar i mirë. Sidomos me integritet. Ndaj kështu duhet të jetë edhe një polic nga Tepelena. Ndaj mbrojtja për Zekën vjen nga kjo etikë, si një thirrje që armët e fjalës të mos vazhdojnë të bien në mëkat. Të vrasin integritetin pra...

s.zaimi

Comments

Submitted by Alu baba (not verified) on

Hajduti hajdutin e ndihmon deri te prangat. Kur ti vihen njerit, tjetri thote "nuk isha me te"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.