Debate për financimin e projektit "Kurani Europian"

Ish-drejtori i agjencisë europiane të kufirit, FRONTEX, eurodeputeti i Frontit Kombtar në Francë, Fabrice Leggeri, ka denoncuar një projekt financimi të Bashkimit Europian, të quajtur: Kurani Europian. Sipas tij, projekti merr bazën e vet “nga ideologjia e Vëllazërisë Myslimane” dhe akordon 9.8 milionë euro për të gjurmuar ndikimin e Islamit në kulturën europiane. Kjo sipas tij shkon përkundër vlerave të BE-së dhe në këtë kuadër ai ka kërkuar disa iinformacione, ndërkohë që ka reaguar edhe në rrjetet sociale.
Projekti në fjalë, njohur nën shkurtimin “EuQu” ka nisur që në vitin 2019 dhe ai bashkon disa ente kërkimore në mbarë Europën, por drejtohet nga katër kërkues nga Madridi, Nanta, Kopenhaga dhe Napoli. Projekti presupozohet të zgjasë deri në vitin 2026 dhe sipas asaj që njoftohet zyrtarisht synon studimin e mënyrave përmes të cilave Libri i Shenjtë i myslimanëve është rrënjosur në historinë kulturore, fetare dhe intelektuale të Europës së Mesjetës së Hershme.
Kërkimi ynë studion sesi Kurani është përkthyer, interpretuar, përshtatur dhe përdorur nga kristianët, hebrenjtë europianë, mendimtarët e lirë, ateistët dhe myslimanët e Europës
shkruhet në faqen zyrtare.
Në shqip është përkthyer një libër që shkon për nga kjo temë: Eskatologjia myslimane në Komendinë e Dante Aligierit” me autori Miguel Asin Palcios, publikuar fillimisht në vitin 1919 dhe që provokoi shumë debate.
s.zaimi
Add new comment