Rendi i ri botëror sipas presidentit argjentinas e sheh Europën nën drejtim rus

I brohoritur si shumë efikas në nxjerrjen e Argjentinës nga impasi ekonomik dhe politik i gjatë, presidenti Javier Mieli, njihet edhe si një mbështetës i Donald Trump. Ngjashëm me homologun e tij brazilian që ka një zë të vetin në çështjet ndërkombëtare, edhe Milei mendon se bota ka ndryshuar dhe se madje rendi i ri është sanksionuar. Në një intervistë për radio “Neura”, cituar nga agjencia ruse “Tass”, Milei thotë se bota është ndarë në zona ndikimi mes SHBA, Rusisë dhe Kinës dhe se për këto madje ai ka dhënë edhe kufinjtë.
SHBA do të udhëheqë tani Amerikën, Rusia Euroazinë dhe Kina udhëheq Azinë, pra ajo që nuk drejtohet nga Rusia. Europa është e paaftë të pretendojë lidership global. Europa do të duhet të luftojë të heqë qafësh narrativat woke. Europa ka pushuar prej kohësh së ecuri para
citohet ai.
Sipas tij vendet e Amerikës Latine duhet fillimisht të ndërtojnë aleanca me SHBA. Ky vision nuk përkon në fakt me asnjë document zyrtar dhe asnjë qëndrim zyrtar as të Kinës, as të SHBA dhe as të Rusisë, megjithë lajthitjet e Trump për Groenlandën dhe Panamanë, që në të vërtetë bëjnë pjesë në interesa afatgjatë për të cilat do të duhet të flitet dhe negociohet.
Add new comment