Joan Pelushi zgjidhet Kryepeshkop i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Joan Pelushi është zgjedhur si kryepeshkop i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, duke pasuar Kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatos. Zgjedhja e Kryepeshkopit të ri erdhi pas një Liturgie Hyjnore, ku besimtarët u lutën që anëtarët e Sinodit të merrnin vendimin e duhur për të zgjedhur një udhëheqës të denjë për Kishën. Ky moment përkon gjithashtu me Ditën e Dytë të Kreshmës. Ceremonia e fronëzimit do të mbahet më 29 mars, një ngjarje e madhe që do të shënojë hyrjen zyrtare të Kryepeshkopit të ri në detyrë.
Kush është Joan Pelushi
Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi u lind në Tiranë më 2 janar 1956. Ai u bë pjesë e kishës nëndheshme gjatë periudhës së persekutimit fetar dhe pas një karriere në Shërbimin Psikiatrik të Tiranës, u shkollua në SHBA, ku u diplomua në teologji. Pasi u kthye në Shqipëri në vitin 1992, filloi të punonte si pedagog në Akademinë Teologjike, duke u urdhëruar si prift dhe më pas si mitropolit i Korçës në vitin 1998.
Gjatë karrierës së tij, Peluashi ka kontribuar në përkthimin e literaturës teologjike dhe ka botuar artikuj të ndryshme. Ai ka themeluar dhe drejtuar revistën "Tempulli" dhe ka përfaqësuar Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në shumë ngjarje ndërkombëtare.
Comments
Paste jeten e gjate
Paste jeten e gjate
Add new comment