Joan Pelushi zgjidhet Kryepeshkop i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Postuar në 16 Mars, 2025 15:11

Joan Pelushi është zgjedhur si kryepeshkop i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, duke pasuar Kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatos. Zgjedhja e Kryepeshkopit të ri erdhi pas një Liturgie Hyjnore, ku besimtarët u lutën që anëtarët e Sinodit të merrnin vendimin e duhur për të zgjedhur një udhëheqës të denjë për Kishën. Ky moment përkon gjithashtu me Ditën e Dytë të Kreshmës. Ceremonia e fronëzimit do të mbahet më 29 mars, një ngjarje e madhe që do të shënojë hyrjen zyrtare të Kryepeshkopit të ri në detyrë.

Kush është Joan Pelushi

Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi u lind në Tiranë më 2 janar 1956. Ai u bë pjesë e kishës nëndheshme gjatë periudhës së persekutimit fetar dhe pas një karriere në Shërbimin Psikiatrik të Tiranës, u shkollua në SHBA, ku u diplomua në teologji. Pasi u kthye në Shqipëri në vitin 1992, filloi të punonte si pedagog në Akademinë Teologjike, duke u urdhëruar si prift dhe më pas si mitropolit i Korçës në vitin 1998. 

Gjatë karrierës së tij, Peluashi ka kontribuar në përkthimin e literaturës teologjike dhe ka botuar artikuj të ndryshme. Ai ka themeluar dhe drejtuar revistën "Tempulli" dhe ka përfaqësuar Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në shumë ngjarje ndërkombëtare. 

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.