SHBA mbetet në Greqi, refuzohet propozimi turk për largim nga porti i Alexandroupolit

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se administrata amerikane e Donald Trump ka ndërmend të investojë në portin e Alxandroupolit në verilindje të vendit, një zhvillim ky që rrëzon deklarimet e deritanishme se amerikanët do të tërhiqen nga Europa.
Sipas gazetës në fjalë, diskutimet për investimet në këtë port, kanë nisur që në vjeshtën e kaluar kur president ishte Joe Biden dhe me këtë synohet të përforcohet prania e SHBA në rajon.
Gazeta nuk citon ndonjë burim, por vë në dukje se Greqia dhe SHBA kanë një marrëveshje të mbrojtjes reciproke, e cila rregullon edhe një rol të portit në fjalë. Po kështu, gazeta shton se një ndër fuqitë e interesuara për largimin e amerikanëve nga porti, është Turqia e cila u përpoq ta fuste këtë në agjendën e Shtëpisë së Bardhë, por kjo u hodh poshtë nga Donald Trump.
Comments
Ky me duket spekullim (nese
Ky me duket spekullim (nese do flasim ke modesti te tepruar) nga ana e gazetave greke. Nese do pyeteshin turqit se ku mund te ndertojne nje baze ushtarake amerikanet, normalisht qe nuk do zgjidhnin nje qytet grek. Por, qe te thuash qe turqit fusin gjera ne axhenden e shtepise se bardhe, po shyqyr qe i vajti ne vesh Trampit, qe meqe kalon ndonjehere nga zyra i hedh ndonje sy axhendes qe normalisht ia bekan turqit, kjo eshte ca si teper.
Add new comment