Rusia riafirmon rolin e vet në Ballkan përmes Serbisë

Postuar në 28 Shkurt, 2025 15:17

Serbia e Aleksander Vuçiç ka hedhur një hap të ri diversifikues sa i takon politikës së jashtme. Zv.kryeministri Aleksander Vulin ka vizituar Moskën ku është takuar me ministrin e Jashtëm Sergey Lavrov.

Në takim raportohet se është folur për “një rregullim të çështjes së Kosovës dhe situatës në Bosnje-Hercegovinë”.

Raportet e reja me Rusinë i ka konfirmuar së fundmi edhe ministri i Jashtëm Marko Djuriç, çka thekson se Rusia është një realitet i rikonfirmuar në çështjet ballkanike përmes Serbisë.

Në kushtet e tanishme BE dhe Perëndimi janë një ndër variantet dhe partnerët për dialog dhe zgjidhje, por jo i vetmi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.