SHBA sinjalizon nga OKB ndarjen e Ukrainës

Postuar në 24 Shkurt, 2025 19:33

92 vende të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë miratuar sot një rezolutë të propozuar nga SHBA për luftën në Ukrainë. Situata ka qenë paradoksale pasi në finale vetë SHBA abstenoi nisur nga amendimet që iu bënë drafit fillestar duke rishikuar tekstin për të saktësuar përgjegjësinë e Rusisë për sulmin që në fjalën e të Ngarkuarës me Punë të SHBA në OKB, Dorothy Shea, u cilësua si “lufta ruso-ukrainase”.

Agjencia ruse e lajmeve “Tass” shkruan se dokumenti final tjetërsoi thelbësisht draftin fillestar duke kaluar nga një dokument neutral në një dokument anti-rus. P.sh në preambul “konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës” u zëvendësuan me “pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia”.

Po kështu me propozimet europiane u ra dakord që të njihet dhe pranohet integriteti territorial dhe sovraniteti i Ukrainës në kufinjtë e njohur ndërkombëtarisht. Abstenimi i SHBA është sinjali më i rrezikshëm për Ukrainën sot, pasi ai konfirmon se diskutimet dypalëshe në Riad konsiderojnë si pikënisje ndarjen e Ukrainës dhe njohjen ndaj Rusisë të të drejtave territoriale mbi hapësirat që kontrollon sot.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.