Berishës i ka rënë tashmë çdo alibi për humbjen e zgjedhjeve

Postuar në 24 Shkurt, 2025 10:27

Tom Doshi, kryetar i Partisë Socialdemokrate është paraqitur sot në SPAK. Arsyet nuk dihen, por emri i këtij personi pëshpëritej prej kohësh se ka çështje të hapur. 

Zoti Doshi është kandidat në Shkodër për 11 majin, por me thirrjen në SPAK ecuria e mëtejshme nuk është e qartë. Megjithatë këtu ka vend për një vërejtje, nëse i konsiderojmë akuzat e Sali Penxheres si të vërteta.

Doshi, Benet Beci dhe Pëllumb Gjoka ishin sipas Berishës njerëzit e PS-së në Shkodër. 

Bandat e Elbasanit ishin po nën kontrollin e socilistëve për vota dhe aktualisht një emër që qarkullon se do thirret është Taulant Balla. 

Erion Veliaj u godit në Tiranë. Ndaj nëse njerëzit e terrenit elektoral po dalin nga skena, mund të pyetet: 

1. Pse Sali Berisha e sulmon ende SPAK-un? 

2. A do fitojë dot tani Berisha me këtë pastrim që iu bë territorit pa harruar edhe Task Force për zgjedhjet? 

Pyetja e parë e ka një përgjigje: Berisha ka llapur aq shumë saqë tani ka mbetur pa tekst logjik. Kështu që vazhdon përpara. 

Pyetja e.dytë ka përgjigje të panjohur, por tashmë alibitë e humbjes kanë rënë. Kuptohet nëse PS fiton sërish. Kështu që paradoksalisht, nêse hetimet e SPAK-ut po shpërbëjnë sistemin e pushtetit të Edi Ramës, ato mund të nxjerrin Sali Penxheren humbësin mê të madh dhe pa kthim.

I mbetet vetëm të fitojë. Asgjë tjetër, ose le të hapë një podcast! 

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.