Baleti taktik i Kinës në Lindjen e Mesme
Fshihe fuqinë; prit kohë tënde
Për dy dedaka, duke nisur që nga 1992, kjo thënie e famshme që i atribuohet Deng Xiaoping, arkitekt i lëvizjes reformuese të Kinës, shërbeu si një varg i shenjtë, duke udhëhequr Kinën në politikën e saj në Lindjen e Mesme. Kjo frazë amballazhoi qasjen mjeshtërore të “Ambiguitetit Strategjik” të Kinës dhe durimin në këtë rajon. Kjo politikë mbeti në fuqi derisa Xi Jinpling erdhi në pushtet në vitin 2013.
Nën Xi, Kina po tranzitonte nga një Zbatuese Rendi në një Rend-Përcaktuese. Kësaj radhe ai ishte i vendosur të “tregonte mirë historinë e Kinës”, me fjalët e veta. Ngjitësi i kujdesshëm me liar, i kujdesshëm që të shmangte edhe rrëshkitjen më të vogël në ngjitjen e vet, tani donte të kënaqte audiencën me lëvizjet e veta akrobatike. Ky evolucion kërkonte një ndryshim në mënyrën e veprimit të Kinës nga një mospërfshirje absolute në rajon në përfshijen selektive, që kuptonte shfaqjen si mediator i kujdesshëm, selektiv në çështje ku ndërhyrja me gjasë ishte konstruktive – kishte ardhur koha që Kina të lëvizte nga një polici afatgjatë sigurimi në një politikë më të vendosur imponimi. Megjithatë, ndryshimet e shpejta dhe shumë të paparashikueshme që nga 7 tetori 2023, e ka detyruar Kinën e Xi Jinping të kthehet te qasja e kujdesshme tradicionale. A po zhvendoset sërish Kina nganjë ndërmjetës i vërtetë në një arkitekt të heshur? Pse strategjia e Kinës në Lindjen e Mesme ka qenë e paqartë së fundmi?
Në vitet ‘1950-1960, Kina kërkoi të krijonte një ndjenjë antikoloniale mes vendeve të Lindjes së Mesme dhe të fitonte mbështetje politike për të kontrolluar ndikimin sovjetik dhe perëndimor në rajon. Në vitin 1978, me nisjen e politikës modernizuese ekonomike të Deng Xiaoping, Kina reduktoi rëndësinë e synimeve të veta ideologjike dhe politike në favor të interesave financiare dhe kreu një shndërrim tërësor në prioritetet e synimeve të veta rajonale. Kjo çoi në normalizimin e marrëdhënieve mes Kinës dhe të gjitha vendeve të Lindjes së Mesme. Që nga kjo kohë, Kina iu kthye një politike të sigurimit, duke shmangur marrjen e krahëve në konfliktet etnike dhe gjeopolitike mes secilit të këtyre vendeve. Adoptoi një qasje të balancuar dhe neutrale me të gjitha fuqitë rajonale duke qenë e kujdesshme për të mos dëmtuar apo konfrontuar me SHBA-të si fuqia dominuese trans-rajonale.
Ajo ndryshoi edhe politikën e vet ndaj konfliktit arabo-izraelit. Ndonëse mbështese krijimin e një shteti palestinez, Kina vendosi marrëdhënie ekonomike për Izraelin dhe duke përdorur teknologjinë e avancuar të vendit në bujqësi, vendosi një politikë të jashtme bazuar mbi ekonominë. Në janar të vitit 1962, Kina vendosi zyrtarisht marrëdhënie diplomatike me Izraelin. Kina i qëndroi besnike politikës së sigurimit, duke mbajtur neutralitetin dhe duke qëndruar jashtë konflikteve përgjatë viteve ‘2000. Përpara se Xi të vinte në pushtet, ecja e kujdeshme në litar ishte më kritike për atë që ectë sesa natyra e dukshme e kësaj politike.
Me ardhjen në pushtet të Xi në vitin 2013, politika e jashtme e Kinës iu nënshtrua ndryshimeve themelore, ndikuar këto nga ambiciet e Xi. “Populli kinez ka qenë prej kohësh zot i fateve të veta dhe nuk do të lejojë kurrë që dikush të na sulmojë, shtypë apo nënshtrojë”. Ai ishte i vendosur që të mos lejonte që Kina të poshtërohej nga ndonjë fuqi e huaj dhe që nga ky moment, të lëvizte nga thjesht pranimi i rendit ekzistues ndërkombëtar, në ndryshimin e tij në mënyrë që Kina të maksimizonte përfitimet prej tij. Një ndër synimet kryesore të Xi me politikën e tij të re të Pykëzimit ishte të minonte stilin amerikan global të lidershipit, përfshirë në Lindjen e Mesme. Në përputhje me këtë, Xi ndërmori nisma në disa fusha për të prezantuar modele alternative të zhvillimit dhe sigurisë dhe kërkoi të krijonte institucione ndërkombëtare që rivalizojnë ato ekzistuese që bazohen në preferencat amerikane. Ai po ashtu theksoi vlerat vendase të secilit vend në vend të vlerave universale të diktuara nga Perëndimi. Një nga mjetet ndikuese të Kinës në Lindjen e Mesme ishte përfshirja në rritje e saj si ndërmjetëse dhe paqebërëse në konfliktet mes fuqive rajonale.
Sigurisht, Kina e ka kufizuar këtë ndërmjetësim në raste ku interesat e saj gjeostrategjike dhe ekonomike ishin në rrezik serioz. Një shembull domethënës ishte ndërmjetësimi mes Irabit dhe Arabisë Saudite, ku Kina ka lidhje financiare të zgjeruara me të dy palët në konflikt. Në këtë rast, Kina besoi në konstruktivitetin e rolit të vet në këtë pajtim për ta pozicionuar veten si një broker mes fuqive rajonale. Kina do ta përdorte për mundësi brenda kuadrit të politikës së pykëzimit për të organizuar ndasi mes SHBA de aleatit të saj rajonal, Arabisë Saudite. Ngjitësi i dikurshëm i kujdesshëm i litarit, drejtuar nga politika e guximshme e shefit të ri në vitet e fundit, provoi fatin e vet duke performuar një lëvizje akrobatike të dukshme, përvojë kjo që rezultoi me sukses.
Ndonëse ngjarjet e 7 tetorit 2023 treguan se është shumë herët që Kina të quhet superfuqi në kohë krize, ndërkohë që prania e saj është e pamohueshme, asaj i duhet ende kohë të çlirojë ndikimin e vet të plotë. Kina vepron me një balancë delikate mes vendosmërisë dhe përmbajtjes në momente kritike. Megjithatë, është esenciale të pranohet se nën lidershipin e Xi, kësaj radhe “Ri-Sigurimi” u zbatua me motive të brendashkruara që burojnë në krijim pararoje. Kriza e Gazës i dha Kinës, sidomos në sytë e botës arabe, mundësinë e rrallë të projektojë idenë e prezantimit të vetes si një model për botën në zhvillim dhe imazhin e një superfuqie që nuk vepron njëanshëm apo me paragjykim në konfliktet rajonale.
Për vite me radhë, SHBA ka fjaësuar Kinën për përfitim nga prania e Amerikës në Lindjen e Mesme pa dhënë ndonjë kontribut. Nga ana e vet, Kina do t’i kërkonte SHBA të rivlerëosnte historikun e saj në rajon – një trashëgimi mbushur me gabime dhe njëanshmëri. Ndoshta zgjatja e saj do të ndihmonte në zbehjen e imazhit të SHBA mes popujve të Lindjes së Mesme dhe do t’i shërbente interesave afatmesëm dhe afatgjatë të Kinës.
Më tej akoma, lufta i detyroi SHBA të zhvendosin përkohësisht vëmendjen nga Azia e Largët, duke u ripërqendruar në Lindjen e Mesme. Kjo zhvendosje u rreshtua me interesat më të gjera të Kinës në konkurencën në zhvillim mes dy superfuqive. Nga ana tjetër, pamundësia që Kina të ndërmjetësonte efektivisht këtë krizë, do ta shkurajonte atë për një rol të ngashëm ndërmjetësi mes Iranit dhe Arabisë Saudite. Përfshirja direkte e SHBA në konflikt në mbështetje të Izraelit dhe ndryshimet ditore të natyrës së luftës e bënë të vështirë që Kina të ndërmjetësonte mbi parimin e neutraliteti.
Ndërsa Kina nën XI po praktikohej sesi të zbatonte një politikë të pykëzimit në Lindjen e Mesme, zhvillimet jashtëzakonisht të paqëndrueshme dhe të paparashikueshme në krizën e Gazës, e detyruan vendin të kthehej në politikën e vet të sigurimit, ndonëse me një natyrë të ndryshme, që synon në fitimin e popullaritetit në opinionin publik arab dhe krijimin e një çarjeje mes SHBA dhe aleatëve të tyre rajonalë. Çështja Izrael-Palestinë ishte komplekse dhe polarizuese; Xi ishte i kujdesshëm dhe mendjehollë për ta çuar veten në këtë krizë në një mënyrë që nuk do të shkaktonte fërkime serioze në marrdhëniet e tij me ndonjë prej fuqive kyçe në rajon, përfshirë Iranin, Arabinë Saudite dhe Izraelin, sapo kriza të përfundonte. Në ndryshim nga konflikti iraniano-saudit, që ishte një çështje jetike për Kinën në terma të sigurimit të importit energjetik, konflikt izraelito-palestinez nuk kërcënonte drejtpërdrejt interesat e Kinës.
Xi preferoi një rol funksionues në arkitekturën e qetë dhe diskrete të Lindjes së Mesme pas krizës së Gazas, duke vëzhguar ndryshimin e balancës së fuqisë mes fuqive rajonale më tepër sesa të mbante një prani aktive për zgjidhjen e situatës. Që këtej, ky ngjitës litari zgjodhi të balanconte me kujdes lidhjet e veta ekonomike me Izraelin dhe qëdrimet e veta morale në botën arabe, duke e ditur se gabimi më i vogël mund të çonte në pëmbysje të pozicionit të vet delikat gjeopolitik.
Burimi: Middle East Monitor
Përkthimi: Skerdilajd Zaimi
Add new comment