Mjaftoi shumë pak për të ilustruar sesa frikë kanë

Forcova bindjen se ngritja e task-forcës që do të operonte në zgjedhjet e 11 majit 2025, në fazat e ndryshme të këtyre zgjedhjeve, mënyra si do të veprohej dhe metodologjia që parashikohej të zbatohej në bashkëpunim me KQZ-në, në disa drejtime nuk përputheshin me kërkesat e kodit zgjedhor dhe veprimtarinë praktike të organeve të ndjekjes penale që mbështet tërësisht në kodin e procedurës penale
Këto i thotë Niazi Jaho, një veteran i mirënjohur si Antiparti që nga Konferenca e Tiranës, që duket se është pro partisë në çdo drejtim. Njësoj si Spartak Braho që thirret për çështje të posaçme të Ilir Metës dhe Berishës, apo Fatos Klosi që thirret përherë për çështje dosjesh. Lojë e vjetër dhe e njohur.
Megjithatë, kjo kafshatë profesionale që na paralajmëron për qametin e survejmit, ndërkohë që BE sot e përshëndeti Task Force, na tregon fare qartë se mjaftuan vetëm pak kohë që politika e gjithëfuqishme të vihet në rresht nga frika. Të nisë e të qurravitet për diktaturë e sigurim, apo edhe të dalë në mitingje e antimitingje duke u shpallur si kampion të demokracisë liberale.
Mjaftoi vetëm e vërteta e shkeljeve, kopsitur në dosje penale si për çdo njeri, që një i zgjedhur, një njeri që shdnërroi Tiranën siç na e tregojnë Erion Veliajn, të dalë në dritë për atë që është me fjalorin e tij: një idiot politik dhe një ordiner.
Dhe mjafton ky stres i të gjithëve këtyre për të kuptuar se çfarë i kanë bërë vendit me ekonominë që kanë ngritur dhe strukturat që mbajnë. Se kush i dëbon njerëzit, se pse ka varfëri dhe sidomos nga buron pabarazia. Kaq pak duhej.
s.zaimi
Add new comment