Duhet marrëveshje e re bërthamore me Iranin

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, Rafael Grossi, ka deklaruar gjatë një konference për shtyp në Tokio se marrëveshja e vjetër bërthamore me Iranin duhet përditësuar.
Plani i Përbashkët Përfshirës i Veprimit është një guackë bosh. Nuk mendoj se ndokush mendon tashmë se marrëveshja mund të luajë ndonjë rol. Duhet të ishte një marrëveshje që duhet të vepronte prej kohësh, por tani, pavarësisht se çfarë vlerash apo mungesash ajo ka, është e qartë se nëse flasim në perspektivë teknologjike, ajo është tejkaluar tërësisht. Nuk i përshtatet më qëllimit
citohet Grossi.
Sipas tij edhe termat në marrëveshje, informacionet teknike janë të lëna pas. Por ai ka shtuar se gjatë takimit me ministrin e Jashtëm Iranian Abbas Araghchi, është rënë dakord që të vazhdohet me filozofinë e marrëveshjes që synon kufizimin e Iranit në krijimin e bombës në këmbim të subvencioneve.
Add new comment