Gënjeshtari 2 metra rrezikon autogolin

Sot kryeministri në detyrë i Shqipërisë Edi Rama ka përsëritur për të disatën herë tezën se reformën në drejtësi e ka bërë ai, se SPAK e ka krijuar ai dhe PS-ja dhe se Amerika nuk hyn gjëkundi në këtë ekuacion.
Nëse SPAK do e kishte sjellë Amerika, tani që Amerika është tërheq nga kjo punë, do ta kishte marrë me vete në Amerikë. SPAK është këtu dhe ka vetëm 1 garanci.
Po u them. E vetmja garanci për mbijetesën dhe shkuarjen përpara të SPAK në kushtet e kësaj lufte të gjithanshme që i bëhet nga këneta politike me në krye bufin plak është PS dhe unë në krye të saj.
Kështu që rrotullojeni nga të doni Reformën në Drejtësi e kam bërë unë me PS
Zoti Rama thotë shpesh se nuk është hajdut ngaqë është 2 m i gjatë. Mund të jetë kështu, por gënjeshtar 2 metra padyshim që ka dhe ai është një ndër këta. Në kohë më të hershme për gënjeshtarë të tillë thuhej se “e ha bukën kot” apo se “i rëndon dheut”.
Pse? Sepse mjafton të kthehemi në senacën e korrikut apo gushtit të vitit 2016 për të kuptuar se ai votimi 140:0 pro reformës nuk është punë e Edi Ramës. Se në atë seancë qëndronin dy ambasadorët kryesorë në këtë vend, se aty qëndronte në tribunë edhe ish-kryetari i PD-së, Basha, asokohe pa mandat deputetit, për të kuptuar se reforma ishte produkt i një konsensusi të imponuar.
Do të ishte lajm shumë i mirë për vendin nëse reforma në drejtësi dhe SPAK do të ishin ide dhe punë e pavarur e PS-së dhe z. Rama. Sepse askush nuk do kërkonte më garanci nga SHBA siç po kërkojnë tani. Për ta kuptuar këtë gjë na mjafton rasti i miratimit të Kushtetutës së vitit 1998, e cila sado që u bojkotua nga opozita e Sali Berishës ia doli për bukuri. Deri sa Shqipërinë politike e vizitoi z. Rama dhe bëri atë që bëri.
Zoti Rama po luan siç pritej me dy anë: SPAK varet nga unë, dhe me këtë rast preson mbi prokurorët që të kenë parasysh se eventualisht ai mund ta ndryshojë çdo gjë nëse ata bëjnë gjëra të papritura, nga ana tjetër prezantohet para elektoratit si njeriu që në dallim nga një destruktiv si Berisha ofron mbrojtjen e institucioneve të reja.
Ekuacionit I mungon Amerika sepse sot Amerika po riorganizon politikat e veta. Dhe minjtë kanë nisur të dalin nga vrima siç edhe e do ligja e natyrës. Për ta kuptuar mirë se çfarë ndodhi në korrik 2016, mjafton të dëgjojmë fjalën e Oerd Bylykbashit, që flet për një “republikë të re” dhe deklaratën e ish-ambasadorit amerikan Donald Lu, që më 19 korrik, pra dy ditë para votimi deklaronte se:
Pas takimit të shkurtër që patëm, ekspertët negociuan për tre orë, por nuk arritën dot një marrëveshje. Pas 18 muajsh negociata, pse nuk arrihet kurrë një marrëveshje? Pse? Sepse është e qartë se disa nga politikanët tanë nuk e duan marrëveshjen. Rama u dorëzua, dha atë që donte Basha, 6 me 6, por edhe kjo nuk mjaftoi.
Ata s’mund të pranojnë që të huajt të bëjnë vlerësime, kjo është e çuditshme! Më 19 maj Basha na tha se të huajt do ta pastronin peshkun nga koka, ua tha këtë edhe deputetëve të PE. Tani papritur ndryshon qëndrim. Tani është koha për vendim. Unë po iu dorëzoj partive detajet specifike për këto pasoja. Ato do të jenë të rënda dhe afatgjata. Në ditët e fundit jam takuar me deputetë që i kanë për zemër interesat e Shqipërisë. A do kenë kurajë të votojnë? Apo do të votojnë nga frika e udhëheqësit politik
Kujt i fliste ky aëtëherë? Noc Rrokut? Jo. I fliste z. Rama dhe z. Basha, të cilët i detyroi të votonin draftin. U fol madje për sms kërcënuese ditën e votimit! Historia e reformës në drejtësi në të vërtetë nuk ka të bëjë me mendimin juridik në vendin tonë, por është një lajm i kronikës së zezë për Parlamentin, kur 140 deptetë me Ed Trimin në krye veshën tumanet e hynë brenda pa u ndier.
Ndaj sot z. Rama ka dalë si garant i diçkaje që është krijuar nga të tjerë, imponuar nga perëndimi duke rrezikuar edhe një autogol: po nëse amerikanët nuk janë tërhequr? Po sikur SHBA të rikonfirmojë mbështetjen? Do mbahet shënim kjo deklaratë e këtij personi që sot në të vërtetë po shantazhon publikisht duke shitur garanci të cilat nuk i ofron dot ai, por Kushetuta.
s.zaimi
Comments
Skerdi, rasti i trajtimit te
Skerdi, rasti i trajtimit te çeshtjes Beleri nga SPAK-u, nuk me duket as i amerikaneve e as i llogjikes. Ashtu siç edhe u vertetua nga momenti i pare i arrestimit "ne flagrance" e deri ne diten e fundit te lirimit (1 muaj para fundit te denimit), ishte veper e 1 njeriu te vetem me emer e mbiemer qe i fillon me Edi e i mbaron me Rama. Me Belerin SPAK-u e humbi si pavaresine ashtu edhe fytyren. Nese rasti Veliaj, eshte nje perpjekje per te rifituar keto te dyja, besoj se nuk mjaftojne! Ndoshta as hekurat ne duart e Rames, mund te mos mjaftojne per ta quajtuar SPAK-un te pavarur.
Fitorja e pare minimale eshte
Fitorja e pare minimale eshte qe te gjithe pranojne nevojen se korrupsioni do adresuar penalisht. Sa mire, sa keq, tjeter pune. E vertete qe SPAK ka humbur shume nga imazhi, por ne te vertete nga imazhi i propaganduar, pasi vete reforma ne drejtesi nisi keq dhe me shume deformime. Por pakkush e vuri ne dukje nje gje te tille. Vettingu vete ishte nje proces me shume sensacional sesa thelbesor. Megjithate flagranca e ceshtjeve te tilla, apo dosjeve si keto te Veliajt, mund te adresohen institucionalisht edhe brenda pushtetit diskrecional te nje prokurori.
Prokuroria e Pergjithshme nuk e ka bere nje gje te tillr. SPAK do duhet ta beje sepse me perkufizim trajton korrupsionin e zyrtareve. Per krahasim: me te njejtat prerogativa kushtetuese ishte president Bujar Nishani, Ilir Meta dhe Barjam Begaj. Asnje nuk eshte njesoj dhe per ta rithene: presidenca e Ilir Metes, pertej interesit politik dhe personal, e ka pasuruar marredhenien kushtetuese mes presidences dhe qeverise apo parlamentit me nje praktike qe detyroi edhe shumicen te mendohet per dispozitat dhe interpretimin e tyre. Nuk po mbrojme SPAK, por goditja e tij ne momentin e tanishem ka vetem arsye politike dhe jo te interesit publik, pavaresisht se debati per masen e arrestit eshte i shendetshem.
Nuk i heq asnje presje
Nuk i heq asnje presje komentit tend. Jam i tentuar te vazhdoj te dyshoj tek pavaresia e SPAK nga Edi Rama. Ose me sakte, asgje nuk me bind per te kunderten duke pare faktet e deri tanishme. Nuk ka asnje person qe eshte hetuar nga SPAK dhe qe mund ti kete krijuar "dem" politik Edi Rames. Te gjithe ata qe kane shkele ne ate dere, ose kane qene armiq te tij politik, ose konkurent te brendshem per vendin e tij, ose limona te shtrudhur po prej tij. Dhe diçka tjeter; SPAK-un nuk po e godet askush nga politika shqiptare. SPAK-un thjesht po e shajne, po askujsh nuk po e godet. Madje jane sharje qe nuk arrijne dot as ne shantazh. Dhe sharja ne politiken e atij vendi, eshte mirmengjesi dhe naten e mira. Edhe "urtesia" e atij populli, e cileson "kush te shan, te do" :-)
Add new comment