Poshtërim publik i Europës, SHBA-Rusi-Ukrainë nisin bisedimet në Riad
“Politico” raporton se paqja dhe e ardhmja e Ukrainës do të nisin të diskutohen këto ditë në Arabinë Saudite. Sipas medias në fjalë, ekipi i presidentit të SHBA përbërë nga Mike Waltz, këshilltar për Sigurinë Kombëtare, Marco Rubio, Sekretar i Shtetit dhe Steve Witkoff, i Dërguar i Trump për Lindjen e Mesme. Mungon në listë, i Dërguari i Trump për bisedimet Rusi-Ukrainë, gjenerali në pension Keith Kellogg.
Zyrtarët ukrainas janë kapur në befasi nga ftesa e bërë, ndërkohë që më herët, Mike Waltz ishte shprehur se nuk mund të ketë bisedime për Ukrainën, pa ukrainasit në tryezë. Deri më tani është bërë e qartë se palët vetëm do të negociojnë, ndërkohë që paqja, nëse arrihet do të siglohet në një takim mes Putin dhe Trump, kërkuar me këmbëngulje prej këtij të fundit.
Europa mbetet jashtë tryezës së bisedimeve, një poshtërim ky i madh për kontinentin e vjetër.
Add new comment