SPAK: 860 mijë euro blerje bizhuterish online

Postuar në 10 Shkurt, 2025 16:52

deklaratën e sotme të SPAK evidentohet edhe një akuzë për Ajola Xoxen që është si më poshtë: 

Po kështu, ky qëllim kriminal për pastrimin e produkteve të veprës penale, që i referohet rastit të kalimit të të hollave nga shoqëritë e administruara nga shtetasi nën hetim …. dhe familjarë të tij, do të ishte I pamundur të realizohej pa bashkëpunimin e këtij të fundit në kryerjen e veprimeve të kundërligjshme, të cilat kanë kulmuar në pagesat e bëra për shoqëritë tregtare si edhe personat fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga shtetësja A. X.

Përveç sa është përshkruar më lart, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja A. X., vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë. Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të.

Po kështu, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, me vendimin nr. 98 Akti /datë 10.02.2025 ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror, në lidhje me llogaritë bankare të ndodhura në “Intesa Sanpaolo Bank” dhe “Banka Kombëtare Tregtare”, ne emër të shtetasës A. X. dhe shoqërive të lidhura me të, në shumën totale prej 869,149.78 Euro.

Nga ana tjetër, gjatë kontrollit të ushtruar  pranë zyrave të “P. L.” shpk, administruar nga shtetësja A. X., e cila është njëkohësisht dhe pronare e vetme, janë gjetur në një kasafortë dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të hollash, prej 95,350 Euro (shumica prej tyre prerje 500 euro), 14,900 USD dhe 665,000 Lekë.

Comments

Submitted by hahaha (not verified) on

po kur te bie bixha ... te bie mor vella nuk cfare ti besh.
kjo meshiron endrren e cdo femre shqiptare qe te notoje ne euro dollare dhe lek : qofshin keto droge, korrupsioni, cunash londre, emigrantesh qe vijne shkarkohen perkohesisht ku te mundin, shefa me lek shume ne tirane, LUI-LUI (nga filmi LORO, per ata qe humben fillin) dhe shpura e tij, te vjedhura me stil apo pa stil, lek privatesh qe i mban me lek dhe tendera po i njejti shtet hajdut, ore po ti verja emrin ... c'rendesi ka.

Submitted by femra (not verified) on

Ah po femra te mer ne qafe e ka thene Albert Verrija ne KAPEDANI.
Po nuk duroi dot kjo lumemadhja te humbiste gjurmet e ti prishte leket e "biznesit" te saj dhe te burrit me vone, qofte dhe ne nje bote paralele? E ja pra kjo eshte bota materiale qe nuk te le te mos i prishesh keto lek (me budallallekun qe i karakterizon, duke ja u bere te lehte punen SPAK) dhe tek dominote rezojne njera tjetren e kupton qe corba do villet se s'ka ku shkon.
Suksesi i bisnesit te saj eshte treguesi me i mire i kalbjes te asaj shoqerie. Deshira per pak me shume BLING-BLING eshte thjesht humane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.