Protestuesit djegin shtëpinë e "Ismail Qemalit të Bangladeshit"(video)

Mijëra protestues në Bangladesh kanë djegur shtëpinë familjare të ish-kryeministres së rrëzuar Sheikh Hasina. Shtëpia në Dhaka i takon themeluesit të parë të vendit, babait të saj, Sheikh Mujibur Rahman. Protesta dhe aktet nisën pas një fjalimi të Hasinas në mediat sociale përmes të cilit ajo u bënte thirrje mbështetësve të vet për t’i rezistuar qeverisë së përkohshme. Ajo e mbajti fjalimin nga India ku ndodhet në azil.
Menjëherë protestuesit paralajmëruan se do të shembnin shtëpinë, ndërkohë që sapo ka nisur të flasë, kanë nisur shkatërrimet. Aktualisht qeveria drejtohet nga nobelisti Muhammad Yunus që është përpjekur të shmangë drejtësinë e rrugës. Hasina u rrëzua për shkak të korrupsionit dhe abuzimit me të drejtat e njeriut.
Add new comment