Në Serbi dhe në Shqipëri
Në Beograd u manipuluan zgjedhjet.
Në Shqipëri akuzohet se u manipuluan zgjedhjet parlamentare.
Në Serbi opozita imponoi përsëritjen e zgjedhjeve.
Në Shqipëri, opozita imponoi marrjen e vulës.
Në Serbi opozita ka kundër ambasadorin e SHBA.
Në Shqipëri, opozita ka kundër SHBA.
Në Serbi opozita premtoi mosbindje civile dhe e organizoi.
Në Shqipëri opozita zyrtare është tribuja e një njeriu që premtoi mosbindje civle nga penxherja.
Në Shqipëri mosbindja civile u harrua dhe nuk u organizuar kurrë.
Në Serbi studentët dhe porfesorët janë bashkë në protestën massive ndaj Vucic.
Në Shqipëri studentët nisën një protestë për tarifat dhe përfunduan në rrëke ulërimash pa sens.
Në Serbi opozita dhe studentët refuzojnë të flasin me presidenti që sot kërkon dialog.
Në Shqipëri kushdo, Kushdo, edhe Sali Penxherja, mezi presin që zdapi i qeverisë t’i begenisë.
PS: Është kurioze sesi opozita në Shqipëri nuk flet fare për protestat në Serbi që mund të jenë të frymëzuara nga gjithfarë burimesh, por po krijon momentum ndryshimi. Kurioze, por jo e pakuptueshme në një katund të ligjsh dhe veremlinjsh hajdutë.
s.zaimi
Comments
Opozita shqiptare
Opozita shqiptare nuk mund te flase per protestat e studenteve ne Serbi sepse do konsideroheshin menjehere si proserbe edhe antishqiptare! Me karten e nacionalizmit te mbyt cdo spekulant ketu ne Shqiperi! Opozita e Saliut mund te kete shume te meta por eshte gabim te shihet sikur i ka zene rrugen te tjereve! Nuk duhet te qahemi vetem duke fajesuar opoziten! Dhe ne fund, nuk mund te krahasohemi me Serbine! Serbia ka kulture pluraliste qe ne shekullin e 19, kurse ne Shqiperi pluralizmi deshton keq pas cdo tentative! Sepse kemi kulture arabo-islamike si shoqeri ne mase te madhe! Nuk mund te thjeshtezohet sqarimi vetem me Saliun, problemi shqiptar eshte shume me kompleks!
Nuk po fajeson kush opoziten!
Nuk po fajeson kush opoziten! Ne fund te fundit secili zgjedh te jete si deshiron. Por Sali Penxheren, po. Sepse ne dallim nga Serbia, nje pjese e madhe e shqiptareve nuk kane ke votojne qe te vihet ne levizje nje fare oshilimi se ndryshim eshte shume. Dhe kete mundesi e bllokon Penxherja! Sa per kete veremliun qe qeveris, ai merr po ato vota qe ka marre PS-ja perhere.
Add new comment