Kinezët provokojnë humbje 108 milliardë$ te më të pasurit e botës me sistemin DeepSeek

Postuar në 28 Janar, 2025 17:25

Një pjesë e madhe e njerëzve më të pasur të botës kanë pësuar një humbje prej 108 miliardë dollarësh në bursë pasi investitorët tërhoqën aksionet në kompani që zhvillojnë Inteligjencën Artificiale. Shkak u bë hyrja në lojë e kinezes DeepSeek, që njoftoi se do të ofronte falas chatbotin e vet DeepSeek R1.

Humbësit listojnë njerëz si themeluesi i Nvida Corp., Jensen Huang, 20.1 miliardë dollaë; bashkëthemeluesi I Oracle, Larry Ellison, 22.6 miliardë dollarë që në përqindje shkojnë respektivisht 20% dhe 12% të pasurisë.

Një tjetër faktor që ka tronditur bursën është edhe kostoja e DeepSeek1, vetëm 5.6 milionë dollarë për ta zhvilluar, çka ka vënë në diskutim strategjinë e Sillicon Valley për të bazuar infrastrukturën e IA-së në gjysmëpërçuesit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.