Protesta në Sllovaki. Fico flet për grusht shteti dhe nuk përjashton daljen nga BE
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2025/01/1efd9fe9-226e-65e2-82ff-07443b5799ac_2025_01_24_08.jpg?itok=I8fEM4RL)
Mjaftoi një vizitë në Moskë dhe një ankesë për ndërprerjen e furnizimit me gaz nga Ukraina që në Sllovaki të përcillen lajmet për protesta.
Skenari është tashmë sipas manuali: mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Robert Fico, protesta dhe Fico që akuzkn se çdo gjë është orkestruar nga jashtë. Serbia 2.0.
Për shkak të njoftimit për protesta në 20 qytete sllovake, qeveria ka thirrur Këshillin e Sigurisë për “adresimin e përshkallëzimit të tensioneve drejtpërdrejt nga jashtë”.
Këto akuza janë konfirmuar si nga kryeministri ashtu edhe nga presidenti i vendit.
Përpjekje për një grusht shteti
citohet Fico.
Protestat do të lejohen por autoritetet kanë paralajmëruar kundër akteve të dhunës.
Ndërkohë që kreu Partisë Ptogresive Opozitare Michal Šimečka, ka folur për një “akuzë të përgjithshme ndaj 12 viteve të Fico”, Tibor Gašpar, deputet i partisë “Smer” të kryeministrit ka folur se skenari i daljes së Sllovakisë mga BE është i hapur.
Lidhur me këtë skenar, kryeministri ka deklaruar se në parlament po keqpërdoret një raport i shërbimit sekret sipas të cilit janë zbuluar informacione të rëndësishme rreth një operacioni serioz ndikimi me synim destabilizimin e Sllovakisë.
Gjithçka në standardin e sotshëm politik që sheh të ndarë palët pas skenarëve të rremë deri diku.
Add new comment