Qeveria britanike shkarkon kreun e agjencisë anti-trust: Ka shumë mbi-rregullim
Qeveria britanike ka shkarkuar në mënyrë të papritur kreun e entit antitrust, duke e zëvendësuar atë me një ish-punonjës të kompanive të teknologjisë. Vendimi është marrë nga ministri i Financave(Chancellor of the Exchequer) nën argumentimin se:
Rregullatorët duhet të marrin vendime pro biznesit
Ai kuptoi se duhet të ikte tashmë dhe të hapte rrugën për dikë që ndan misionin dhe drejtimin strategjik të kësaj qeverie
citohet kancelarja Rachel Reeves referuar shkarkimit të Marcus Bokkerink, kreu i Autoritetit të Tregjeve dhe Konkurencës.
Në detyrë vjen Doug Gurr, ish-drejtues i Amazon, i njohur për përplasjet me rregullatorët. Qeveria britanike argumenton se mesazhi që po dërgohet nuk ka të bëjë me ndërhyrjen në pavarësi, por me nevojën për të hequr dorë nga mbirregullimi.
Vendimi vjen ndërkohë që kompanitë e mëdha të teknologjisë janë tubuar rreth presidentit të ri amerikan, duke kërkuar mbrojtje nga rregullimet europiane dhe gjobat e ndryshme.
Add new comment