Teknologjia, enturazhi i pushtetit të ri në SHBA
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2025/01/2445982_2025_01_20_18.jpeg?itok=T-CZuNRl)
Inaugurimi i Donald Trump si president i 47 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës po kalon në media si një lloj triumfi i çezarizmit në politikën ndërkombëtare. Që nga dekori, pritmëritë, veshjet dhe protokolli, flasin për një pompim maksimal të asaj që po shitet si era e re në politikën amerikane dhe atë globale.
Megjithatë shenjues i presidencës duket se po bëhet afrimi në enturazhin e presidentit Trump të njerëzve të teknologjisë, një sektor ku SHBA dominon botën. Në media është përcjellë një foto ku duken njerëz si Zuckerberg dhe Jeff Bezos që janë pjesë e pritjes së inaugurimit, ndërkohë që kompania kineze, TikTok, është nën presion maksimal për të ndryshuar pronësinë e vet.
Elon Musk, pronar i rrjetit kryesor social, X, raportohet se është takuar sot me zv.presidentin kinez, Han Zheng, që është pjesë e ceremonisë në emër të presidentit Xi Jiping që u ftua nga Trump, por nuk mori pjesë. Çfarë mesazhi përcjell një protokoll i tillë i paprecedentë? Së pari na thotë se ekonomia sot është në internet. Por edhe siguria, të dhënat, pra e ardhmja e botës, i ashtuquajturi rend ndërkombëtar kalon nga universi i teknologjisë që sot ka marrë në Shtëpinë e Bardhë vëmendjen maksimale.
Megjithatë Trump hyn në presidencë për herë të dytë jo si një aksident apo si një produkt i një shpikjeje revolucionare; ai është aty shprehje e qartë e një evolucioni emocional dhe strukturor të shoqërisë që pa të injoroheshin shqetësimet e veta nga një politikë përherë e më elitiste.
Add new comment