Marrëveshje detare me Sirinë si ajo e Libisë? Erdogan: Nuk mund të kufizohemi në 782 000 km2
Gazeta greke “Kathimerini” evidenton sot në një shkrim të vetin një politikë mediatike në Turqi përmes së cilës duket se po promovohet ideja e një izolimi faktik të Greqisë në çështje detare në Egje. Duke cituar një admiral turk në pension, Cihat Yayci, gazeta vë në dukje se në Ankara po qarkullon ideja e një marrëveshjeje të delimitmit të Zonave Ekskluzive Ekonomike me Sirinë ngjashmë me atë që u nënshkrua me Libinë.
Ne nuk duhet të druhemi nga grekët qipriotë. Një marëveshje e tillë do të prishte planet e Qipros dhe do të rriste ndikimin e Turqisë në rajon
Ide të ngjashme ka artikuluar edhe gazetari Aydin Hasan që thekson se “në Mesdheun Lindor klima po anon në favor të Turqisë”.
Ne duhet të nënshkruajmë ZEE-në me Sirinë. Do të ndryshojë dinamikat
citohet ai.
Edhe presidenti Erdogan citohet të jetë shprehur se Turqia nuk mund ta kufizojë veten në horizontin e 782 mijë km2 për të vijuar me frazën ekzaltuese se:
Kombi po ndjek një mision të ngarkuar nga historia
Referuar kjo angazhimit të Turqisë në Libi dhe në Somali.
Analogjia me Libinë i referohet një marrëveshjeje delimitimi me qeverinë e Tripolit përmes së cilës deklarohet se zonat detare që lidhin të dyja vendet janë të vazhduara, ndonëse në mes ka ishuj grekë. Nga ana e vet, Greqia kundërveproi me firmosjen e një marrëveshjeje të ngjashme me Egjiptin në vitin 2020.
Diskutimi në skenën turke i një marrëveshjeje eventuale me Sirinë, evidenton një ndikim të qartë të Ankarasë në qeverinë e re në Damask, e me gjasë edhe financimin e grupit aktual në pushtet. Përtej konsideratave humane dhe politike është e dukshme se largimi i Assadit nga karrigia krijon një dinamikë të re gjeopolitike në Mesdhe për të cilën nuk dihet ende qëndrimi i SHBA dhe fuqive si Rusia dhe BE.
Një kartë që luan në favor të Turqisë është largimi nga Mesdheu i Iranit që me goditjet në Liban dhe Siri gjendet i reduktuar në prezencën e vet në rajon. Megjithatë legjitimimi i pretendimeve turke në një det strategjik si Mesdheu, nisur nga sjellja e Turqisë në këto dekada, nuk mund të merret shumë lehtë dhe pa kontestime serioze. Kujtojmë këtu tensionet e mëdha mes Francës dhe Turqisë gjatë krizës libaneze.
Add new comment