Nuk kemi interes për konflikt me Sirinë
Kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli nuk ka interes të ketë konflikt me Sirinë. Ai ma shtuar se politika ndaj Damaskut do të zhvillohet bazuar mbi situatën në terren, ndërkohë që ka pranuar se ushtria izraelite ka kryer oparacione sulmi ndaj dislokimeve ushtarake siriane.
Ne nuk kemi interes për konflikt në Siri. Siria ka qenë armike jona për dekada...që ka lejuar Iranin të armatosë Hezbollahun përmes territorit të saj. Për të mos lejuar që kjo të ndodhë më ne kemi kryer një seri veprimesh këto kohë
citohet ai duke theksuar se kapacitetet ushtarake të shkatërruara kanë dashur dekada që të krijohen.
Add new comment