Ndërtimet dhe planifikimi i keq rrezikojnë të nxjerrin Ohrin në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik
Ndërtimet e paligjshme, urbanizimi dhe planifikimi i papërshtatshëm janë disa prej problemeve që rrezikojnë statusin e Ohrit. Paralajmërimi vjen nga UNESCO që për një periudhë pesë vjeçare ka evidentuar tri herë problemet në fjalë. Kryesisht përgjegjëse për situatën është Maqedonia e Veriut, por pjesë e panoramës mbetet edhe Shqipëria.
Shqipëria, ndër të tjera, duhet të rishikojë Planin e përgjithshëm të Pogradecit, të parandalojë zhvillimin urban në bregdet, si dhe në zonën e ndjeshme të Drilonit.
Është e nevojshme që të dyja vendet të hartojnë një vlerësim strategjik mjedisor që do të analizojë efektet kumulative të aktiviteteve zhvillimore. Dialogu ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë duhet të intensifikohet - nga niveli më i lartë institucional deri në atë operacional - për të siguruar një zbatim të suksesshëm të rekomandimeve
citon Radio Evropa e Lirë, raportin e UNESCO-s.
Sipas medias në fjalë, deri më 1 shkurt 2025 të dyja vendet duhet të paraqesin një raport të përbashkët për progresin dhe masat e marra, çka nëse nuk realizohet do ta kalojë Ohrin në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Më poshtë një video e përgatitur nga REL për atë që po ndodh me Ohrin.
Comments
Dalja nga UNESCO eshte
Dalja nga UNESCO eshte Rilindje e firmave te Betonit&llacit.
Llace- face.
Add new comment