Ngec ekonomia gjermane, Bundesbank ul parashikimin për rritjen më 2025 nga 1.1% në 0.2%
Banka Qendrore e Gjermanisë ka paralajmëruar një vit të vështirë për ekonominë gjermane. Në një njoftim të vetin, Bundesbank ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike nga 1.15 që ishte deri më tni për 2025-n në 0.2%.
Ekonomia gjemane, jo vetëm që po lufton me zhvillime regressive, por po ashtu me probleme strukturore
është shprehur kreu i Bankës, Joachim Nagel.
Banka ka vlerësuar se tregu i punës në Gjermani që shpresohej se do të sillte rimëkëmbjen pas pandemisë, është dobësuar. Papunësia ka mbërritur në 6.1% të forcës punëtore dhe vendimet e industrisë, sidomos Volksëagen, ka alarmuar klasën politikën dhe ka tronditur besimin e konsumatorit. Banka po ashtu ka vënë në dukje se politika eventuale e tarifave nga ana e SHBA do të prekë shumë Gjermaninë, deri në 1.4% të PPB-së në vitin 2027.
Add new comment