Suksesi i shtetasit Erjon Veliaj
Të kapesh pas fijes së barit. Kjo shprehje i jep kuptim përpjekjeve mjerane moralisht dhe intelektualisht të kryebashkiakut të Tiranës – shtetasit Erjon Veliaj – që pas procedurave hetimore të nisura ndaj tij, tenton të kundërpropagandojë me të ashtuquajturat suksese të tijat. Në një pritje të organizuar me trupin diplomatik dhe përfaqësues të komuniteteve fetare – kategori që shkojnë në çdo festë – shtetasi Erjon Veliaj ndër të tjera ka thënë:
Ne po bëjmë shumë punë në Tiranë, dhe siç e dini edhe ju, sukseset janë nga ato ‘mëkate’ që nuk falen kurrë. Kush punon edhe do komentohet, edhe do debatohet, por unë e kam marrë përsipër këtë detyrë, - siç keni marrë edhe ju përsipër detyrat tuaja - prandaj, është shumë e rëndësishme t’i çojmë gjërat përpara dhe të bëjmë më të mirën për këtë vend, edhe për misionet dhe detyrën që secili ka marrë përsipër
Sigurisht që ka thënë edhe gjëra të tjera, por për ata që jetojnë në Shqipëri dhe kanë ndjekur politikën, është e lehtë të marrësh me mend sesi vazhdojnë fjalitë e tjera. Sepse shtetasi Veliaj thotë përherë të njëjtat gjëra. I beson verbërisht filozofisë se përsëritja është nëna e dijes.
Problemi është se kësaj radhe ka një heshtje që e rrethon subjektin në fjalë, heshtje politike dhe partiake, një heshtje që vjen e merr vlerë publike, jo vetëm se ilustron dënimin e personit si akt formal të pritshëm dhe të pranuar, por sepse kjo heshtje përgënjeshtron lojën e zakonshme të këtij me sukseset në Tiranë.
Suksese që as i ka besuar kush, por i ka pranuar për hir të politikës që ka bërë derrin dajë në këtë vend. Për cilat suksese mund të flasësh në një qytet si Tirana, ku mbetjet, pisllëku, trafiku dhe kaosi i ndërtimeve kanë prekur cilësinë e jetës që i mbivendosen kostove të rritura në mënyrë progresive?
Sigurisht që një histori suksesi e stisur i duhet sot shtetasit Erjon Veliaj, ish-Zdromsi i preferuar i mediave dhe partisë, për të amortizuar apo justifikuar një goditje penale që është e shumëpritur. E domosdoshme, për të zbardhur jo thjesht një rast, një dosje, por një marrëdhënie të gjatë pushteti.
Është megjithatë befasuese të shohësh arrogancën me të cilën ky subjekt tenton të mbahet, duke ecur përtej arrogancës së kryeministrit që në fund të fundit ka zgjedhur të jetë avokat i vetes dhe të vetëve.
s.zaimi
Comments
Suksesi i bi*hes
Suksesi i bi*hes
Add new comment