Nuk ka interes për spiunazhin te të rinjtë në Perëndim

Postuar në 02 Dhjetor, 2024 18:55

Agjencitë perëndimore të inteligjencës po përpiqen të rifreskojnë radhët, pasi brezat e rinj kanë filluar t'i japin përparësi çështjeve të tjera ekzistenciale si ndryshimi i klimës dhe të drejtat e njeriut. Një ish-operativ i inteligjencës britanike, në një intervistë për ABC News në Australi, thotë se të rinjtë nuk janë shumë të interesuar.

Nga 11 shtatori, Iraku dhe Afganistani dhe pikërisht në këtë moment, nëse shikoni se çfarë po ndodh në Gaza dhe në Liban, shumë të rinj thonë, 'Pse do të dëshiroja të kontribuoja në këtë, kur ju nuk po e bëni ndonjë të mirë?”, thotë Harry Ferguson, i cili ka punuar më dekada për MI6.

Ai thotë se kur u rekrutua nga MI6, kishte një "armik të qartë për të luftuar". Sot, megjithatë, çështjet me të cilat përballet bota janë më pak të qarta, vë në dukje Ferguson, duke shtuar se të rinjtë ende duan t'i shërbejnë shoqërisë, por e shohin këtë në mënyra të tjera, si trajtimi i ndryshimeve klimatike, të drejtat e njeriut dhe çështje të tjera politike.

Efektet e kësaj janë paksa të ndryshme në secilin vend, por ne po vërejmë se ky ndryshim kulturor është një ndryshim politik dhe dëshira për të mos e bërë botën një vend më keq po ndikon në fakt në rekrutimin,” shtoi Ferguson, duke deklaruar se ky është një trend që po ndikon në shërbimet e inteligjencës "në të gjithë botën perëndimore".

ABC raporton se agjencitë e inteligjencës britanike dhe australiane kanë nisur fushata në mediat sociale dhe kanë lehtësuar kriteret e punësimit me shpresën për të rritur rekrutimin. Por pavarësisht kësaj, ata vijojnë të përballen me vështirësi për të gjetur gjuhën e përbashkët me të rinjtë.

Comments

Submitted by Miau Miau (not verified) on

Te vine ne Shqiperi se i gjejne me tonelate. Ne rast se ne bote spiuni blihet ne para, ne Shqiperi jepet falas.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.