Scholz: Nuk autorizojmë përdorimin e armëve tona kundër Rusisë

Postuar në 19 Nëntor, 2024 00:11

Ndonëse ShBA aprovoi përdorimin nga Ukraina të raketave me rreze të gjatë brenda Rusisë, vendet kryesore europiane nuk duket se do të solidarizohen.

Të paktën për momentin. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar nga Samiti i G20 në Brazil, se opsioni i furnizimit të Ukrainës me sistemin "Taurus" nuk është ende në agjendë. 

E kam shpjeguar shumë qartë pse mendoj se nuk është e drejtë furnizimi me këto raketa. Raketat mund të përdoren vetëm nëse përgjgjësia për shënjestrimin ndahet.

Ne kemi një kuptim të qartë se armët e fuqishme që kemi furnizuar deri më tani...nuk mund të përdoren në thellësi të Rusisë...Do të rrezikonte të përfshinte Gjermaninë në luftë

ka thënë ai. 

Ky vendim dallon nga ai i presisentit amerikan Biden, që në ikje e sipër i la konfliktin hapur pasardhësit, Donald Trump, që ka premtuar ndalimin e financimeve për Kievin.

Scholz aktualisht ka edhe zgjedhjet e parakohshme në shkurt, çka e bën qasjen e tij edhe më të kujdesshme. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.