Mesazh Trump përmes Biden, presidenti kinez: SHBA të qëndrojë larg Detit të Kinës Jugore

Postuar në 17 Nëntor, 2024 11:11

Presidenti kinez, Xi Jinping, ka paralajmëruar presidentin e SHBA, Joe Biden, që Washington-i të qëndrojë larg mosmarrëveshjeve që zhvillohen në Detin e Kinës Jugore.

Kina ruan me vendosmëri sovranitetin e vet territorial, të drejtat detare dhe interesat në Detin e Kinës Jugore. Dialogu dhe konsultimi mes shteteve të interesuara është përherë mënyra më e mirë për të menaxhuar dallimet në këtë zonë dhe SHBA nuk duhet të përfshihen në mosmarrëveshje dypalëshe rreth ishujve Nansha, as edhe të ndihmojë apo të nxisë impulse për provokime

është shprehur Jinping në bisedë me Biden në prag të Samitit të 31-të të Bashkëpunimit Ekonomik në Paqësor-Azi, që zhvillohet në Lima.

Po kështu presidenti kinez ka dekalruar se nëse SHBA kërkon paqe në Ngushticën e Tajvanit atëherë duhet t’i qaset çështjes së Tajvanit me kujdes dhe maturi, duke iu kundërvënë qartë pavarësisë së Tajvanit dhe duke mbështetur unifikimin paqësor të ishullit me Kinën. Më tej akoma, Xi ka deklaruar se Kina nuk do të lejojë shpërthimin e një konflikti në gadishullin Korean, duke nënvizuar se Pekini nuk do të qëndrojë duarlidhur kur kërcënohen interesat e tij strategjike dhe ato bazë.

Parashtrimi i këtyre qëndrimeve ndaj një Presidenti në ikje si Biden, është një mesazh për presidentin në ardhje, Donald Trump, që ka paralajmëruar luftë ekonomike ndaj Kinës me vendosjen e tarifave 60% ndaj mallrave kineze.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Uashingtoni ose Washington. Nuk mundet Washingtoni. Ndryshe keni bere me Tajvanin. Pa i hyre emrave te presidenteve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.