Arkivat greke/Ioannidis nuk informoi as shërbimet e veta sekrete për grushtin e shtetit ndaj Makarios në Qipro
Gazeta “Kathimerini” shkruan sot për një element jo pa rëndësi të ngjarjeve të vitit 1974 kur junta greke organizoi një grusht shteti ndaj presidentit të Qipros, kryepeshkopit Makarios. Sipas dokumenteve të shërbimit sekret grek që janë zbardhur me rastin e 50-vjetorit të pushtimit turk të Qipros, evidentohet se ish-agjencia inteligjente e Greqisë në atë kohë, nuk kishte dijeni për vendimin e Juntës për puç në Qipro, menduar për datën 15 korrik 1974.
Gazeta shton se përjashtimi i shërbimit sekret nga informacione kaq kritike, lidhet me faktin se në krye të Juntës qëndronte një njeri si Dimitrios Ioannidis, një hebre nga Janina, konsideruar si purist dhe moralist i thekur. I rrethuar nga puçistë dhe ushtarakë, ishte e pritshme veprimi nën sekretin më të madh, çka zbulon edhe një karakteristikë okulte pushteti që preferon të marrë vendime jastë suazës institucionale. Sipas gazetës që referon dokumentet e shërbimit, duket se ky ishte një gabim fatal.
Ky ishte një rast fatal për Qipron në votin 1974. Është absurde që shërbimet kyçe të sigurisë u mbajtën të painformuara, teksa grushti kundër Makariosit kërcënonte të provokonte një pushtim turk të Qipros dhe një luftë greko-turke, me Egjeun që mbeti i pambrojtur. Mungesa tragjike dhe absolute e përgatitjeve për luftë nga ana e komplotistëve të Ioannidisit bëhet kështu më evidente
shkruan Evanthis Hatzivassiliou, hulumtuesi i arkivave greke dhe një professor në Universitetin e Athinës, sipas të cilit:
Junta dinte si të inskenonte puce, por nuk dinte si të menaxhonte një luftë
Nuk është e qartë se nga buronte kjo kulturë politike për të injoruar tërësisht realitetin, pasi sipas dokumenteve të kohës të shërbimeve greke, kishte raportime të qarta se Turqia po përgatitej për luftë,
Paralajmërimet ishin aty, por u injoruan nga Ioannidis që me kokfortësi refuzoi të pranonte realitetin
shkruan autori.
Ka një përkim fatal kohor mes puçit grek ndaj Makariosit dhe ndërhyrjes turke, diçka që mbetet enigmatike pasi kërcënimi me një luftë të huaj e zhvlerëson lojën politike të brendshme. Më 15 puçi i Ioannidis, më 19 pushtimi turk.
Qipro 1974 mbetet kështu edhe në dritën e këtij dokumentimi një enigmë e shekullit të 20-të, pasi tashmë ngjarjes i mungon arkiva turke edhe pse me faktet e servirura nga arkivat greke, merret një pamje më e qartë për Njeriun që ishte tek Ioannidis.
s.zaimi
Add new comment