Pse nuk ka "incidente" të tilla në takimet elektorale të kryeministrit?
Kryeministrit Edi Rama dje i ka dalë përballë një pjesë e Shqipërisë të cilën ai nuk do ta shohë. Të cilën e përbuz, e urren, e injoron. Është Shqipëria e atyre që nuk ja dalin dot të ecin përpara, të marrin edhe shërbimet bazë. Në një diskutim në emisionin “Opinion” z. Rama ka debatuar disi me dy të ftuara që floën për pensionet, KEMP dhe shërbimet mjekësore. Pretendimi janë vonesat dhe pagesat nën doë. Të cilat z. Rama nuk i pranoi sepse siç tha ai “unë i ndjek gjërat dhe mbaj përgjegjësi për ato që flas”.
Në një diskutim tjetër në “Vizion Plus” një qytetar deklaronte se kishte dashur të merrte pjesë në një takim të kryeministrit për t’u ankuar për pensioni, por Garda e Republikës nuk e lejoi duke e lënë të shtrirë në shesh. Pyetja që lidn këtu është se pse në takimet elektorale nuk ka asnjë përballje të tillë? Asnjë ankesë, asnjë diskutim, asnjë pyetje, por vetëm teatri i një njeriu të vetëm?
Është më e qartë se kurrë se Shqipëria e këtij individi ekziston e rregullt dhe funksionale vetëm në demagogjinë e këtij, pasi z. Rama me siguri e di që gjërat janë ndryshe. Se janë përkeqësuar, se korrupsioni është norma dhe se ai vetë me ekipin që e rrethon është autori i kësaj që po ndodh dhe të cilën nuk e zhbën dot.
Comments
Arroganca dhe megallomania e
Arroganca dhe megallomania e jetij njeri po tejkalon nivelet e psikopatise. E te mendosh si e nisi teatrin me rolin e "sherbetorit te popullit" e po e mbyll me ate te xhelatit te tij.
Me mendjen e tij ky kujton akoma se po le emer te mire me bemat e tija po ndoshta dikush duhet ta zgjoje nga gjumi e ti kujtoje se realiteti ku jeton populli eshte nje makth i vertete. Mjafton te shikosh se si e ka zhgarravitur Tiranen ne nje konglomerat rremuje urbanistike ku autobuzet mezi levizin, kembesoret nuk kane trotuare ku te ecin, makinat te zene edhe ato pak hapesira qe nuk i kane zene pallatet qe po mbijne me keq se ajo kerpudha idiote e kryeministrise. E cfare te thuash pastaj per shendetin, sherbimet e bashkise, plehrat qe po qelbin qytetin. Mora si shembull Tiranen sepse ky ka qene 11 vjet kryebashkiak pra ka vene dore heret mbi te duke e shperfytyruar e duke shkaterruar cdo gje identitare. Ai ne delirin e tij te marrezise edhe mund te krenohet po kush ka lindur e rritur ne Tirane nuk ka se si te mos i dhembe per shkallen ku ka degraduar.
Jo me kot kane thene se niveli i demokracise dhe i civilizimit te nje shteti matet me menyren se si i trajton ai shtresat ne nevoje, njerezit me aftesi te kufizuara dhe moshen e trete.
Add new comment