Po fshijnë parrullat

Postuar në 13 Tetor, 2024 12:10

Dikush po fshin parrullat që kërkojnë Erion Veliajn të shkojë në burg. Në rrugën "Tefta Tashko" në Tiranë, ku Bashkia nuk bën asnjë punë, përveçse prish rrugën një herë në muaj për të rregulluar rrjetin e ujësjellësit, janë kujtuar të fshijnë parrullën më normale: Erion Veliaj, shko te shokët! 

Te drejtorët e Bashkisë që janë brenda. Pse kujtohen veç për parrullën, por jo për pastrimin, rregullimin apo edhe ndriçimin? Sepse kjo është qeverisja, dukje. Ka njeri më në këtë vend që nuk ka pështirosje për gjallesën Veliaj? Qenia e të cilit në krye të Bashkisë, në kushtet e reja penale për drejtuesit e saj, është fyerje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.