Holanda do të hetojë ndërhyrjen e Mossad-it në Gjykatën Ndërkombëtare Penale
Prokurorët holandezë po shqyrtojnë një kërkesë për të hapur një çështje penale kundër zyrtarëve të lartë të inteligjencës izraelite për ndërhyrje të dyshuar në një hetim nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC).
Kërkesa u depozitua javën e kaluar nga një grup prej 20 ankuesish, shumica e të cilëve janë palestinezë. Ata i kërkojnë prokurorisë holandeze të shqyrtojë akuzat se Izraeli u përpoq të prishte hetimin e ICC-së për krimet e dyshuara në territoret e pushtuara palestineze.
Kallëzimi penal u ngrit në përgjigje të një investigimi nga Guardian që zbuloi se si inteligjenca izraelite u përpoq gjatë një periudhe nëntëvjeçare të minonte, të ndikonte dhe të intimidonte zyrën e kryeprokurorit të ICC.
Investigimi i përbashkët i The Guardian me izraelito-palestinezen «+972 Magazine» dhe gazetën në gjuhën hebraike «Local Call» e shtyu qeverinë holandeze t’i ngrejë shqetësimet fillimisht te ambasadori i Izraelit në Holandë.
Si shtet pritës i GJNP-së, i cili ndodhet në Hagë, Holanda është e detyruar në bazë të një marrëveshjeje me gjykatën të mbrojë sigurinë e personelit të GJNP-së dhe duhet të garantojë që të jenë “të mbrojtur lirë nga ndërhyrjet e çdo lloji”.
Në padi thuhet se "përpjekjet e shumta të Izraelit për të ndikuar, sabotuar dhe ndaluar hetimin përbëjnë një shkelje të drejtpërdrejtë të së drejtës së tyre [klientëve] për drejtësi".
Ata thanë se spiunazhi i Izraelit kundër GJNP-së mund të ketë përfshirë shkelje të ligjit penal holandez, si dhe shkelje kundër administrimit të drejtësisë sipas nenit 70 të Statutit të Romës, traktati që themeloi ICC-në.
Avokatët i kërkuan prokurorëve që të fokusohen tek anëtarët e lartë të aparatit izraelit të sigurisë për përfshirjen e tyre të dyshuar në akte të mundshme kriminale në Holandë.
Hetimi i GJNP-së për Palestinën daton në vitin 2015 kur ish-kryeprokurori i gjykatës, Fatou Bensouda, hapi një hetim paraprak mbi situatën në Gaza dhe Bregun Perëndimor, duke përfshirë Jeruzalemin Lindor, një lëvizje që e shtyu Izraelin të nisë fushatën e tij të fshehtë kundër gjykatës. Në maj, prokurori aktual, Karim Khan, paraqiti kërkesa për urdhra arresti kundër figurave të larta të Hamasit dhe zyrtarëve izraelitë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që dyshohet se janë kryer gjatë sulmit të Hamasit të 7 tetorit dhe luftës që pasoi në Gaza.
Comments
Pse mo nuk kane te drejte
Pse mo nuk kane te drejte izraelitet te ushtrojne presion mbi gjykatesit e orokuroret e ICC-se? Ose te pakten te rrafe e tu thyeje kembe e duar baballareve te tyre a cunave te dajes a tezes, motrave, vellezerve. Ose tu rrafshoje shtepite si fis te gjitheve.
Normalisht keto duhet te hyjne ne te drejten e izraelit per jete te lire e te qete. Pa llogaritur qe holanda eshte deri ne fyt ne borxh te Izraelit, nese mendojme se gjate luftes aty (ne holande dmth) kane vdekur ebrej.
Ca dmth kjo, cohen ca holandez aty e flasin per hebrejt. Se kuptoj fare
Add new comment