Bektashinjtë e Elbasanit kundër shtetit të Baba Mondit: Të zbatojmë statutin se ka 13 vjet pa u zbatuar!

Postuar në 28 Shtator, 2024 15:47

Komuniteti i bektashinjve në Elbasan nuk preferon të komentojë idenë e qeverisë për të krijuar një shtet sovran  të Urdhërit Bektashi në Shqipëri. Por me një mesazh të kujdesshëm, ata janë kundër qëndrimeve të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë.

Komuniteti Bektashi duhet të plotësojë statutin brenda vetes, pasi prej 13 vitesh nuk është zbatuar. Më tej duhet ruajtur harmonia nderfetare, ashtu siç është ruajtur nga vitet 90 të, deri më sot që kemi një harmoni të shkëlqyer në të gjithë Shqipërinë. Zoti bëftë më të mirën

Për ekspertin e sigurisë, Ergys Muzhaqi, enklava bektashiane në Shqipëri është e rrezikshme jo vetëm për territorin, pasi krijon precedent në rajon. Ai po ashtu paralajmëron se ky projekt mund t’i hapë rrugë ndërhyrjes së fesë në një shtet laik. Për ekspertin e sigurisë, Ergys Muzhaqi, enklava bektashiane në Shqipëri është e rrezikshme jo vetëm për territorin, pasi krijon precedent në rajon. Ai po ashtu paralajmëron se ky projekt mund ti hapë rrugë ndërhyrjes së fesë në një shtet laik.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.