Problemi "Papandreu" në politikën e jashtme të Greqisë

Postuar në 23 Shtator, 2024 15:51

Në një shkrim të sotmin në “Kathimerini” historiai grek Kostas Kostis shkruan për marrdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë, në mënyrën sesi ato përthyen në politikën e brendshem të Greqisë. E thënë thjesht: sesi nevojat politike dhe populizmi deformojnë edhe politikën e jashtme të një vendi që vjen e merr karakterin e retorikës ultimative.

Për ta ilustruar autori sjell dy mendime të kundërta për çështjen e Egjeut: atë të Kosntandin Karamanlisit dhe Andrea Papandreut. I pari, menjëherë pas ndërhyrjes turke më 1974 në Qipro, bisedonte me Bulent Eçevit, duke mbajtur një qëndrim realist, qëndrim i cili ishte shprehur edhe në Parlament nën fjalinë: Egjeu nuk është liqen grek.

Referuar arkivave, autori në fjalë sjell një bisedë të vitit 1978 të Karamanlis me Eçevit, përmes të cilit i shprehte “mirëkuptimin për pozicionin e tjetrit”, duke cituar qëndrimet e veta në Parlament përballë një opozite të cilën ai e cilëson ekstremiste.

U thashë se në Egje ka ujëra territoriale dhe në dritën e kësaj situate Turqia ka disa të drejta aty, po kështu theksova se Turqia ka disa të drejta edhe në shelfin kontinental

citohet Karamanlis.

Përkundrejt kësaj qasjeje, vjen Papandreu, që përfaqëson një lloj gangsterizmi në politikë.

Ne nuk pretendojmë asgjë, ne nuk lëshojmë asgjë

shpallte ish-kryeministri socialist grek.

Ku qëndron problemi? Kostis thotë se kjo lloj maksime u adoptua nga gjithë spektri politik grek për t’u bërë në fund Politika e Jashtme Greke ndaj Turqisë. Vijmë kështu në pikën që asnjë qeveri nuk lëviz dot nga istikami i populizmit që ka hedhur rrënjë në mendimin e atyre që merren me këtë punë. Dhe që mision kryesor kanë të zgjidhin problemet jo t'i zvarrisin ato.

Vërejtja e autorit shkon në faktin se Greqia duhet të rikthehet te realizmi dhe të lërë pas një trashëgimi politike të ngarkuar nga Papandreu. Aq më tepër që edhe arsyeja më elementare nuk mund të mohojë se Turqia ka të drejta në Egje sepse është aty. Kostis shkon më tej duke apeluar që Athina të sqarojë mirë edhe se çfarë do me të vërtetë lidershipi qipriot që po e përdor Greqinë si kundërpeshë, pasi problemet nuk mund të zgjasin një shekull kur zgjidhjet e mundshme janë në tavolinë.

E gjitha kjo për shkak të Populizmit. E njëjta metrikë vepron edhe në vende të tjera të Ballkanit, ku politika e jashtme është e sëmurë nga sentimentet dhe mungesa e realizmit, diçka që patëm rast ta shihnim qartë edhe me rastin e Kosovës. Serbia p.sh është një vend që vetëm së fundmi ka nisur të korrektojë sjelljen, por jo synimet e veta, ndërkohë që sa i takon Shqipërisë, problemi në rrënjë: politika jonë e jashtme nuk dihet cila është. Pasi ne nuk e dimë sesi gdhihet kryeministri, ky djalë i vogël shpikës.

Elementë të realizmit pamë edhe gjatë krizës Beleri nga pala greke, e cila priti me durim çdo lloj veprimi nga institucionet shqiptare dhe përtypi takimin e gladiatorit të rremë shqiptar në një stadium në Athinë. Ndonëse duhet të presim një Greqi më të ftohtë dhe cinike ndaj Shqipërisë dhe për rrjedhojë më problematike në kuptim të mirëkuptimit.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.