Pordha propagandistike e radhës: Shtet i Bektashinjve në Tiranë. Njohja e parë nga Njësia Surrel

Postuar në 21 Shtator, 2024 14:12

Në censin e vitit 2011 bektashinjtë e Shqipërisë rezultuan 58 mijë. Në Censin e vitit 2023 ata arritën në 115 mijë, një dyfishim.

Me këtë fryrje demografike, duket se kryeministri Edi Rama, ka menduar të lëshojë pordhën e radhës mediatike: Bektashinjtë do të kenë shtet të tyrin si Vatikani.

Lajmin e raporton “The New York Times”, pikërisht sepse aty do edhe z. Rama që të bëhet lajm. Bektashinjtë do të bënin mirë të qëndron larg këtyre pisllëqeve të pisit të Tiranës, sepse urdhëri i tyre u zhvendos në Tiranë për një rrethanë historike specifike dhe se qendrat shpirtërore të tyre nuk janë këtu.

Bektashinjtë janë vrarë për çështje të përdorimit nga politika dhe këtë bëjnë mirë të mos e harrojnë, pavarësisht miklimeve të pisit që po do të bëjë zhurmë tani që edhe ka shkuar në SHBA për një samit ku bën gaztorin.

Ky është ndër ata lloj gjitarësh me sy dhe veshë që ka thënë shumë gjëra: muze Holokausti, Muze Ateizmi e kështu me radhë. Tani do na krijojë një shtet brenda paçavures së palarë që qeveris vetëm e vetëm që të bëhet pak lajm.

Imigrantë solli duke u bërë kapanoni  dynjasë, opozitarët e Iranit i dyfishoi, afganë mban, shqiptarët po i dëbon. Ka lindur pra një urrejtje e re; ajo për kotësinë dhe vanitetin e një dështaku që rikonfirmon mësimin e historisë se minjtë dhe pleshtat shkaktojnë murtajën.

Të shpresojmë që shtetin e ri ta njohë së pari Njësia Administrative Surrel.

s.zaimi

Comments

Submitted by haha (not verified) on

kjo eshte fiks nje pordhe. zhurmemadhe (deri ne NY paska shkuar me NYT) e ere keqe.
kjo i bie me qene tapi per mondin -ketij edmondit nuk i del mbiemri asnje here- dhe nje foasko e PR per ramen qe tashti asnje shqiptari nuk i hyn ne xhep cfare thote e sa shume genjen. qershia mbi torte, mondit i pelqen pak spiunlleku dhe do ngreje CIA e tij.
oi oi se ra dhe vapa dhe tashti po mbledhim mendjen ...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.