Dështimi ynë si shoqëri është demokratik

Postuar në 08 Shtator, 2024 14:22

Kryeministri Edi Rama parashikoi nga Asambleja e PS-së sot në Durrës se Partia Demokratiken ë zgjedhjet e ardhshme do të marrë po aq mandate sa mori në vitin 1997. Zoti Rama tha se “humnera është destinacioni i asaj partie”.

Për ta vënë në kontekst: në vitin 1997, PD-ja mori 25 mandate për rreth 340 mijë vota, kurse PS-ja 101 mandate për rreth 690 mijë vota. Me ardhjen në pushtet, Fatos Nano doli me idenë e një koalicioni, për të shmangur mesazhin e monopolizimit të pushtetit që kaq shumë i pëlqen sot z. Rama.

Çfarë na thonë këto shifra? Na thonë që 1 milionë njerëz do të vendosin për 2.5 milionë rezidentë dhe na thonë se pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk votojnë më për dy partitë kryesore.

Problemi është se sistemi favorizon atë që merr më shumë vota se të tjerët, ndërkohë që z. Rama, njësoj si paraardhësit e tij e shet këtë “si shuplakë të popullit për kundërshtarin”. Ky lloj vetëizolimi e ka future Shqipërinë në atë krizën e madhe të besimit, të cilën as ky nuk do ta shojë. Sepse kjo narrativë riprodhohet në murët e PS-së, por jo mbarë Shqipërisë. Që japin fitore matematikore, por jo politike.

Tashmë edhe takimet elektorale janë të mbyllura, të ashtuquajturat konsultime publike bëhen me memecë të emëruar dhe zgjedhjet me lista të qarta dhe të kontrolluara në pjesëmarrje. E quajnë Demokraci! Mundet të jetë edhe kështu.

Por edhe dështimi dhe humnera e një kombi ndodh të jetë edhe vendim demokratik. Asgjë e drejtë dhe e moralshme nuk ekziston më, veç logjikës së fitores! Që është Plaçkë.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.