Vuçiç refuzon ftesën e Putin për samitin e BRICS në tetor

Postuar në 05 Shtator, 2024 16:39

Serbia ka refuzuar ftesën e Rusisë për të marrë pjesë në samitin e BRICS në tetor.  Sipas mediave serbe, Vuçiç është shprehur se nuk do të jetë në samit pasi “ka shumë vizita të rëndësishme”.

Falenderoj njerëzit në BRICS për ftesën si dhe presidentin Putin. Kemi edhe New Yorkun dhe e di tani që do të kem bisedime me të paktën gjashtë president dhe të paktën 7-8 kryeministra në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

është shprehur Vuçiç.

Ftesa i është dërguar presidentit serb përmes zv.kryeministrit Aleksander Vulin gjatë një takimi në Vladivostok këtë javë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.