Po Shqipëria politike pse e bojkotoi Konventën e demokratëve amerikanë?

Postuar në 23 Gusht, 2024 14:05

Disa ditë më parë në SHBA u mbajt konventa e Partisë Demokratike, e cila zyrtarizoi votën për kandidatin për president të SHBA në zgjedhjet e nëntorit. Ngjarja politike u përcoll me pompë të madhe në mediat amerikane dhe për nga organizimi i ngjante një ceremonie me sens triumfalizmi dhe madhështie që nuk para lidhet shumë me kohën.

Përtej kësaj është me një lloj interesi politik të shihet se nga Shqipëria zyrtare nuk morën pjesë në këtë aktivitet, ndërkohë që Partia Demokratike drejton aktualisht në Shtëpinë e Bardhë. Në Kosovë, u bë një lloj zhurme meskine mbi pjesëmarrjen e Albin Kurtit aty, të cilit iu përmend si dështim fakti që nuk pati asnjë takim me përfaqësues të qeverisë amerikane.

E thënë ndryshe: Kosova u përfaqësua me numrin një të Ekzekutivit, Shqipëria me asnjë. Ose ndoshta ambasadorin tonë aty.

Çështja lejon të interpretohet nisur nga dy momente: së pari se z. Rama, kryeministër i Shqipërisë, bëri bujë me deklarimin e vet në vitin 2016 kundër Donald Trump. Duke marrë hapur krah në një proces politik të një vendi tjetër, si duket si zëdhënës i një kërkese prej të tjerëve.

Së dyti, sepse i njëjti person, 8 vjet më pas, ka autorizuar dhënien e ishullit të Sazanit dhe Zvërnecit për investime te dhëndri i Donald Trump. Edhe kjo një zgjedhje politike që duket se nuk e pranon shumë pjesëmarrjen në nivel politik në Konventë. Që përndryshe do ishte shoqëruar me zhurmë, foto e video të ekstazës që i jep sugjestionimi se “të mëdhenjtë e begenisin” kryeministri të Shqipërisë. Por paraja e para, patjetër.

PS: Nuk pati as nga PD-ja e këtushme ndonjë urim për Konventën si aktivitet demokratik. Mesa duket për dy arsye edhe kjo: së pari se PD-ja është e dajthtë konservatore(mos qeshni) dhe e dyta se kjo administratë i ka dhënë bazmatanë Sali Penxheres.

Sa muzhikë të ligj që jemi të gjithë!

Comments

Submitted by Tahir Gash xhux... (not verified) on

Ai nr nje i Ekzekutivit te Kosoves nuk ishte i ftuar, shkoi vete. Prandaj nuk e perfilli askush.
Kur nuk je i ftuar, pse duhet te shkosh? Me mire dil ne penxhere dhe bertit.

Submitted by Alketi avokat (not verified) on

Nuk ishte i ftuar, pse shkoi…
Nuk je i ftuar, pse duhet te shkosh!
Tahiri te ka lene me dhimbje koke

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.