NASA: Objekti i rrallë, CWISE J1249, 30 mijë herë sa Toka, lëviz me 1 milionë milje/orë
NASA deklaron se ka vëzhguar një objekt të rrallë që lëviz nëpër galaktikën tonë i cili sipas vlerësimeve të tanishme mendohet se është një xhuxh i kaftë. Objekte të tilla janë njësi që qëndrojnë mes yjeve dhe planeteve për nga përmasat dhe masa.
Objekti u zbulua fillimisht nga qytetarë që asistojnë NASA-n të vëzhgojë hapësirën dhe mandej u konfirmua nga shkencëtarët e saj.
CWISE J1249 – emërtimi i objektit, mendohet se është 30,000 më i madh se përmasat e Tokës dhe lëviz me një shpejtësi 1 milionë milje/orë. E tillë që mund ta nxjerrë nga galaktika, të cilën e sugjeron edhe trajektorja e tij jo-orbitale.
Sipas shkencëtarëve objekti është i vjetër dhe mendohet se i takon brezit të parë të yjeve të krijuar në Rrugën e Qumështit.
Add new comment